Rama: Nga një vend i refuzuar, Shqipëria merr rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave me BE - Arbëria News

Rama: Nga një vend i refuzuar, Shqipëria merr rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave me BE

Rama theksoi sërish se mazhoranca mbetet e vendosur të çojë përpara reformat e domosdoshme për integrimin e Shqipërisë, duke nisur nga ligji i vettingut, i cili sipas tij, do të realizohet pavarësisht vonesave që po përpiqen t’i shkaktojnë dritëshkurtërit, siç i cilësoi ai demokratët, të cilët kanë ankimuar ligjin.

“I vetmi kusht është zbatimi i ligjit të vettingut. S’do as mend as premisë, që ky kusht është kushti i neve vetë në rrugën europiane, të cilin e kanë zgjedhur vetë shqiptarët 26 vjet më parë. Do t’i bëjmë një për një reformat e integrimit, jo se na i kërkon Brukseli, por se ua kemi borxh fëmijëve tanë, shqiptarëve të gjeneratës tjetër.

Por ne duhet të vijojmë të bëjmë progres në çdo fushë. S’ka pikë dyshimi se Shqipëria do të çelë negociatat me BE sapo puna përgatitore për reformat të ketë filluar dhe ne të kemi vazhduar të japim provën e vijimit të progresit në çdo fushë, përfshirë edhe zbatimin e ligjit për vettingun, pa asnjë diskutim.

Por s’ka si të mos ketë më asnjë pikë dyshimi që opozita jonë po na turpëron të gjithëve në sytë e familjes europiane me broçkullat e saj për kanabistanin dhe me stanin e lepujve që përfaqëson për fatin tonë më të keq”.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 4 =