Rama: Nismë të fortë ligjore, bizneset dhe banesat detyrim për t’u siguruar - Arbëria News

Rama: Nismë të fortë ligjore, bizneset dhe banesat detyrim për t’u siguruar

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi pak minuta më parë një nisëm të fortë ligjore që detyron bizneset dhe banesat që të sigurohen në përballje të fatkeqësive natyrore. Sipas tij, në cdo vend normal sigurimi është një praktikë ligjore e cila nuk i lë njerëzit dhe bizneset në mëshirë të fatit dhe me sytë nga shteti, por ata dëmshpërblehen menjëherë nga kompanitë siguruese për dëmet që pësojnë. Ai ka falenderuar me këtë rast edhe FA që u angazhuan këto ditë e netë, në kushte të vështira, të cilët i dhanë një pamje kuptimplotë reagimit të shtetit në këtë situattë me mjaft probleme.

“Tani fillon faza e dytë, ajo e riparimit të shpejtë të dëmeve të shkaktuara. Ministria e Bujqësisë dhe ajo e Infrastrukturës, janë duke nxjerrë problemet dhe pikat e dobëta ku duhet të ndërhyhet me përparësi. Duhen marrë masa më afatgjata për mbrojtjen e shtretërve të lumejve nga aktivitet e paligjshme. Dëmtimi serioz i pyjeve ka sjell dhe erozion dhe përmbytje. Do të ketë nisëm ligjore për sigurimin e banesave dhe bizneseve nga përmbytjet. Ende nuk ka një masë ligjore të fortë dhe njerëzit mbeten në mëshirë të fatit dhe me sytë nga shteti që shpesh nuk ka mjetet e duhura financiare”, u shpreh Rama.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 + twenty =