Rama: Nuk kemi ndërmend ta negociojmë interesin kombëtar me pretedimin e një fqinjësie të mirë - Arbëria News

Rama: Nuk kemi ndërmend ta negociojmë interesin kombëtar me pretedimin e një fqinjësie të mirë

Në konferencën për mediat me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç, pharm kreu i qeverisë Edi Rama u ndal edhe tek marrëdhëniet me Greqinë të cilat nuk janë shumë të qeta këto kohë.

Në fjalën e tij kreu i ekzekutivit theksoi se Shqipëria ka një histori të gjatë të fqinjësisë së mirë me Greqinë dhe se përplasjet e ditëve të fundit nuk janë tregues i tensionimit të marrëdhënieve. Por sipas kryeministrit Rama çështja e detit është çështje me interes kombëtar dhe siç tha ai qeveria shqiptare nuk e negocion intersin kombëtar.

Me Greqinë kemi një marrëdhënie të gjatë të fqinjësisë së mirë, healing partneritet strategjik dhe nuk kemi absolutisht asnjë lloj problemi me qeverinë e Athinës. Unë e kam uruar kryeministrin Tsipras, this e kam ftuar për vizitë në Tiranë, do të isha i lumtur të vizitoja Athinën. Nuk shoh asnjë arsye në botë që as Athina dhe as qarqe mendimtarësh në Tiranë të çuditen pse shteti shqiptar kërkon nga autoritetet greke bazuar në praktikat rutinore, informacion për kërkimet në det. Ndërkohë që nuk është sekret dhe nuk ka filluar me qeverinë e re të Athinës përpjekja jonë për të gjetur gjuhën e përbashkët dhe për të zgjidhur një çështje që është e intereresit kombëtar. Ne duam të vijojmë bashkëpunimin e nisur edhe në të shkuarën. Kemi zgjidhur problemin e vjetër të toponimeve dhe kemi mbajtur hapur kanalin e dialogut në lidhje me çështjen e detit. Ne nuk kemi ndërmend ta negociojmë interesin kombëtar me pretedimin e një fqinjësie të mirë. Ne nuk jemi zotuar të mbyllim sytë për një problem që nuk e krijuam ne dhe nuk e ushqejmë ne“, tha Rama.

Ndërsa lidhur me deklaratat e zyrtarëve grekë për dorëheqjen e Dules nga nënkryetar i Parlamentit, dhe vendosjen e Shpëtim Idrizit si nënkryetar, Rama theksoi se as Athina dhe asnjë kryeqytet tjetër nuk mund të ndërhyjë në emërimet e qeverisë së një vendi sovran, të dalë nga zgjedhjet demokratike.

Ashtu si ne nuk e imagjonojmë ti tregojmë Athinës kë duhet të zgjedhe në krye të parlamentit apo nënparlamentit, apo kë do përfshijë në qeverinë sovrane, ashtu nuk e imagjonojmë që të na tregojë Athina, apo ndonjë kryeqytet tjetër të na tregojë sesi duhet të veprojë parlamenti i zgjedhur nga populli. Kjo është e qartë për ne, duhet të jetë e qartë për të gjithë dhe ky është një problem artificial”, tha Rama.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen − five =