Rama: PD e përdor Parlamentin për të vijuar propagandën e dështuar. Jozefin kur recitove Konicën, mendova një vend për ty tek Teatri i Shkodrë - Arbëria News

Rama: PD e përdor Parlamentin për të vijuar propagandën e dështuar. Jozefin kur recitove Konicën, mendova një vend për ty tek Teatri i Shkodrë

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar opozitën se shpifin dhe bëjnë probagand por nuk sjellin asnjë alternativ të re.

“Këtu ngrini zërin me akuza të forta ndërsa kur shkoni në gjykatë rrini si pula, visit web thoni kështu na tha partia. Kështu do ta kaloni lumin ju?”, viagra dosage iu drejtua Rama PD-së.

Ai gjithashtu shtoi se përgjigjen për politikën ordinere që po bën, PD-ja do ta marrë pas 21 qershorit.

“Njerëzit duan të dinë se kush janë opsionet e PD, çfarë shikon PD ndryshe. Pra njerëzit duan të dinë nga ata që kanë zgjedhur se si Shqipëria mund të shkojë më mirë. Kjo nuk ndodh asnjëherë, pasi PD s’ka lidhje me atë që e bën demokratike. Këta vijnë të jenë një trup pa kokë, që shfaqet në formën e dy kokave të prera. Përveç kësaj s’kanë asnjë lloj ideje. S’kanë asnjë lidhje në kuptimin ideor dhe në atë që thonë se përfaqësojnë të djathtën liberale. E përdorin Parlamentin për të vijuar propagandën e dështuar të kriminalizimit të Policisë. Propagandë që vijon me intensitet duke u kapur nga fakte. Që janë prova e ndryshimit në Shqipëri dhe duke komentuar aksionet e policisë.”– tha Rama.

Por gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë Edi Rama ka replikuar edhe me deputeten e Shkodrës Jozefina Topallin.

Ish kryetarja e kuvendit ka akuzuar kryeministrin se ai ka frikëtë përmendë fjalën dekriminalizm dhe se nuk mban përgjegjësi për kriminelët që ka futur në Kuvend.

Topalli është shprehur se po të ishte sot gjallë Konica çfarë do të thoshte,”Një grup i madh të inkriminuarish kanë blerë zgjedhjet më 23 qershor dhe më pas kryeministri i ka quajtuar ata unliked. Rama foli për një sërë gjerash por vetëm për krimin e dekriminilaizimin nuk foli se ka frikë ta përdorë këtë fjalë. Kush i futi ne parlament Frrokun, Doshin e të tjerë që i ke në listën që të kanë vënë përpara. Ku ishe ti më parë apo e doje karrigen e kryeministrit. Kush je ti që i thua opozitës ordinere? Si flet ti për gjyqet me deputetët e opozitës kur i ke të qarta krimet e deputetëve të tu“.
Nuk mungoi as replika e kreut të qeverisë. “Jozefinë e nise me Konicën e recitove me emocion aq sa mendova se kur të rikonstruktohet Teatri i Shkodrës pas stadiumit do të fusnim aktore. Por pastaj dole nga Konica shkove tek Berisha e mes tyre ka një diference të madhe. Ta kuptoj shumirë vrerin, dhe detyrën që ke për të ruajtur figurën e atij që ishte 8 vjet kryeministër e që sot bën zhurmë si nxënësi i klasës së 6 jo si një burrë plak që në vend që ta vinte mendjen e tij të sëmurë në vend të dekriminalizimit duhet ta përdorte për ti treguar nipërve e mbesave përralla me mbret.
Frroku nuk është deputet i partisë socialiste,

2. Frroku vjen nga një parti e vogël,

3. Frroku u largua nga kuvendi kur u mor me ty.

Unë i kam kërkuar Frrokut të të kërkojë ty falje jo për ty por për faktin se je femër, dhe prej asaj dite ai nuk mori më pjesë në mbledhjet e PS
Referuar Doshit unë nuk e mohoj se ka qenë deputet shok dhe mik i mirë p[or këtu ndryshon ti, unë dhe ata që vijnë pas teje se puna që bëj unë nuk është prívate, por kjo që bëni ju është ordinere. Njerëzit, edhe ata që nuk ju njohin e dinë se kjo që bëni ju është ordinere e shumë më tepër se kaq. Më the se unë e kam problema të përdor fjalën dekriminalizim, por unë kam 2 probleme, së pari nuk bëj fyerje ndaj njeriut”, tha Rama.

Më tej Rama ka hedhur poshtë pretendimet opozitës për kriminalizim të policisë, ardhja e FBI-së për binjakëzim me Byronë e Hetimit, sipas tij kjo është rezultat u bindjeve të krijuara për seriozitetin dhe vlefshmërinë e punës së bërë deri tani nga policia dhe Ministria e Brendshme.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve − 9 =