Rama: Prezanton platformën online për punësimin e studentëve ekselentë - Arbëria News

Rama: Prezanton platformën online për punësimin e studentëve ekselentë

Prezantohet platforma online për punësimin e studentëve ekselentë, një premtim ky i kryeministrit Edi Rama në dhjetor të vitit të kaluar kur studentët nisën protestat për kushte më të mira akomoduese dhe universitare. I pranishëm në prezantimin e portalit “Punetembare.al” kryeministri Edi Rama tha se kjo nuk do bëhej realitet pa protestën e studentëve. Janë 803 vende të lira pune në administratë ku do të rekrutohen direkt studentë ekselentë pa pasur nevojë për konkurs përmes Departamentit të Administratës Publike. Kreu i qeverisë tha se punësimet do bëhen në bazë të rezultateve të notave dhe jo përmes njohjeve apo lidhjeve miqësore e familjare.

Rama tha në administratë ka vende të lira pune jo vetëm për ata me Master, por edhe për studentët që kanë vetëm Bachelorin. “Ndryshimi është se ai me master mund të shkojë më lart, mund bëhet drejtor, por jo ti me Bachelor. Por edhe për ty ka punë”, theksoi kryeministri.

 

Si do funksionojë platforma e punësimit të studentëve
Kjo platformë është një mundësi për studentët e ekselencës të diplomuar brenda dhe jashtë vendit, duke filluar nga viti 2017 e në vijim, të cilët janë në kërkim të një eksperience në administratën publike. Të rinjtë duhet të kenë mbaruar minimalisht ciklin e parë të studimeve bachelor dhe ose master profesional e shkencor me mesatare 9-10 (ose të baravlefshme me to) të secilit prej cikleve të studimit. Qëllimi është përfitimi i një përvoje kualifikuese, e cila do të ndihmojë në zhvillimin e aftësive profesionale dhe në njohjen me administratën publike. Pasi të informoheni rreth nismës së re dhe pas konsultimit të vendeve vakante të kërkuara mund të vijoni me plotësimin e llogarisë dhe hedhjes së dokumenteve kryesore që duhet të plotësoni.

Kjo thirrje do të hapet në datë 11 janar dhe do të zgjasë deri në 10 shkurt.

803
Vende vakante

601
Institucione të shërbimit civil

202
Institucione me kod pune

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × five =