Rama u flet naftëtarëve për protestën, përgjigjia: Jemi pa punë dhe pa bukë ore! - Arbëria News

Rama u flet naftëtarëve për protestën, përgjigjia: Jemi pa punë dhe pa bukë ore!

Në interpelancën me naftëtarët nga ekranet e Partisë Socialiste, Edi Rama foli edhe për reformën në drejtësi. Kur përmendi hetimet për privatizimin e ARMO-s, kryeministri tha se nuk kishte garanci se një hetim i tillë do të niste.

“E patë që shkoi prokurorja të mbyllte dosjen, këtu nuk po hetohet një nga faktet më tronditëse. Nuk e di a do ndodhi ndonjëherë hetimi me ARMO-n, por jam me ju. Është privatizim kriminal që nuk ka pasur ndëshkim. Prandaj jemi të impenjuar të bëjmë reformën në drejtësi, prandaj dhe kërcasin çizmet se prokurorja nuk është më e atyre që kanë mbajtur mbyllur kapakët e zullumeve të të gjitha qeverive po të doni” u shpreh Rama.

“Unë do vij atje në Ballsh, siç erdha herën tjetër për ta rivënë në punë rafinerinë. Jeni në të drejtën tuaj që të mos besoni. Ja u thashë, nuk është një, ja u thashë miqtë e mi jua thashë, kjo nuk është një bisedë që po e bëjmë në kushtet që ju jeni në gjendje dëshpërimi ku ju merrni rrugën në këmbë nga Fieri, se për ça e merrni rrugën në këmbë kur ne na keni në dispozicion….”

Por ndërsa kryeministri përmendi edhe rrugën e naftëtarëve në këmbë drejt Tiranës në formë proteste, njëri prej tyre i preu fjalën.

“Jemi pa bukë dhe pa punë ore, jemi pa bukë dhe pa punë. Prandaj nisemi në këmbë” u shpreh një prej naftëtarëve, të cilit Rama ia ktheu: Mos më bëj si Flamur Noka ti aty!

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

7 − 5 =