Rama u kërkon ndjesë studentëve e prindërve - Arbëria News

Rama u kërkon ndjesë studentëve e prindërve

Me nje shenim ne llogarine e tij ne rrjetin social Twitter, Rama e cileson gjithe sa po ndodh, ‘dore te politikes qe fshihet pas këtij agresioni të papranueshëm ndaj Universitetit”.

 

Postimi i Ramës

1/U kërkoj ndjesë e mirëkuptim studentëve e prindërve,që përmes mijëra mesazhesh ankohen për pengimin e dhunshëm të mësimit. Përbuzje për politikën që fshihet pas këtij agresioni të papranueshëm ndaj Universitetit. Kjo maskaradë s’do ta devijojë dot rrugën e nisur me studentët

2/Universitetet kanë dorëzuar në Ministrinë e Arsimit të gjitha listat e studentëve që do të përfitojnë mbështetjen tonë financiare, sipas Vendimit të Qeverisë. Ministria e Financave ka nisur sot punën për të realizuar alokimin e fondeve në çdo universitet, student për student

3/Nesër është gati për prezantim publik portali i Programit të ri Kombëtar të Punësimit në administratë të studentëve më të mirë. Ky program është një nga risitë e reflektimit mbi protestën, i cili na çoi shumë përtej 8 kërkesave ne do shkojmë së bashku përpara

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × five =