Raporti i OSBE/ODIHR-it: Konflikti politik ndikon në proces - Arbëria News

Raporti i OSBE/ODIHR-it: Konflikti politik ndikon në proces

ODIHR ka publikuar mesditën e së martës një raport paraprak për zgjedhjet e 21 qershorit.

Në këtë raport thuhet se: “Klima politike është e polarizuar mes PS-së në pushtet dhe PD-së në opozitë, ailment e cila pak kohë më parë i dha fund bojkotit parlamentar. Ekipi i OSBE/ODIHR, tadalafil gjatë takimeve që pati, u shpreh se, ashpërsimi i retorikave politike mes partive do të ketë impakt negativ në zgjedhje”.

Ndërkohë që saktësohet se fushata nis më 22 maj 2o15, raporti nënvizon faktin se ka shqetësime për presione potenciale ndaj votuesve, sidomos ndaj nënpunësve  civilë, si dhe keqpërdorim të mundshëm të të ardhurave shtetërore e blerje vote.

Për sa i përket KQZ-së në këtë thuhet: “Bashkëbiseduesit nënvizuan se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dhe komisionet në nivel lokal janë të pambrojtur nga presioni politik dhe nuk kanë një konfidencë të plotë. Disa shqetësime na janë shprehur për ditën e zgjedhjeve që lidhen me procedurat e numërimit të tabulimit”, vijon raporti.

Ekspertëve të ODIHR-it gjatë takimeve në Tiranë u është kërkuar nga bashkëbisedues të tjerë që të sjellin numrin më të madh të mundshëm të vëzhguesve për të monitoruar të gjitha shkallët e procesit, në mënyrë të posaçme punën e administratës zgjedhore, regjistrimin e kandidatëve, fushatën elektorale dhe procedurat që do të ndiqen ditën e zgjedhjeve si numërimin, tabulimin dhe rezultatin.

Ekspertët, në përfundimet e arritura, japin këtë rekomandim për OSBE/ODIHR-in: “Misioni fakt mbledhës rekomandon dërgimin e një misioni vëzhgimi për zgjedhjet e ardhshme. Fillimisht duhet të dërgohen 24 vëzhgues afatgjatë për të ndjekur procedurat në të gjithë territorin e Shqipërisë. Më pas, një ekip me vëzhgues afatshkurtër prej 250 personash, për të ndjekur ditën e zgjedhjeve, procedurat, votimin, numërimin, tabulimin dhe rezultatin”.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

7 − six =