Raporti OSBE-ODIHR për zgjedhjet vendore të 21 qershorit, komenton Basha: Damka më e zezë e zgjedhjeve që nga 2003 - Arbëria News

Raporti OSBE-ODIHR për zgjedhjet vendore të 21 qershorit, komenton Basha: Damka më e zezë e zgjedhjeve që nga 2003

Kreu i opozitës, viagra dosage Lulzim Basha, approved në reagimin e tij të parë lidhur me raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR të publikuar një ditë më parë për zgjedhjet lokale në Shqipëri, cheap deklaroi se: “Zgjedhjet e 21 qershorit të 2015 morën damkën më të zezë që ka marrë një proçes zgjedhor në Shqipëri që prej 2003 sa i takon realizimit të standardeve“.

Sipas kreut demokrat tre janë konkluzionet kryesore të raportit. “E para, më 21 qershor në Shqipëri nuk u mbajtën zgjedhje të lira e të ndershme. Togfjalëshi është zhdukur dhe nuk figuron në raport. Kjo sepse qeveria zhbëri dhe dhunoi standardet themelore të zgjedhjeve duke shënuar një rrëshqitje prapa të demokracisë shqiptare. Raporti konkludon se liria e votuesve për të hedhur votën e tyre të lirë dhe pa frikë nga ndëshkimi i qeverisë, u dhunua.

“Këtu është dhe konkluzioni i dytë kryesor i raportit, zhbërja e standardeve themelore të zgjedhjeve si liria e votës dhe standardet e tjera nuk erdhi as për shka të mungesës së legjislacionit, as prej mungesës së vullnetit , por për shkak të vullnetit të dyshes Rama- Meta për të mos bërë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për të kapur pushtetin me çdo çmim e çdo mjet. Konkluzioni i tretë zbulon meknizmin me anë të të cilit dyshja Rama- Meta dhunuan zgjedhjet për të kapur me çdo çmim pushtetin. Ky raport sjell prova e fakte se më 21 qershor shteti u ndesh me qytetarët dhe opozitën. Pra, jo garë mes partive, po shteti kundër qytetarve”, – tha Basha. 

PD tha kreu i demokratëve është e vendosur të qëndrojë me çdo forcë për të kthyer zgjedhje të lira e të ndershme. “PD është e vendosur të qëndrojë me çdo forcë dhe çdo mjet. Ne së bashku me qytetarët e vendit e kemi të qartë rrugën tonë. Pa rikthimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme nuk ka dhe nuk do të ketë zhvillim të vendit. Beteja për zgjedhjet e lira e të ndershme do të bëhet deri në fund, dhe çdokush që ka prekur votën e qytetarëve do të mbajë përgjegjësi”, deklaroi  Basha.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × five =