Reforma në shëndetësi, largohet nga Shqipëria kompania gjigande britanike “Glaxo Smith Kline” - Arbëria News

Reforma në shëndetësi, largohet nga Shqipëria kompania gjigande britanike “Glaxo Smith Kline”

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_column_text] Nga: Xhovani SHYTI

Njëra nga dhjetë kompanitë më të mëdha botërore që operojnë në fushën e shëndetsisë “Glaxo Smith Kline Albania” e ka ndërprerë aktivitetin e saj në vendin tonë, information pills duke sjellë jo vetëm koston e mbetjes pa punë të më shumë se njëzetë punonjësve të saj fort të kualifikuar, capsule jo vetëm lënien e tregut shëndetsor në dorë të tregtarëve etj., por edhe ndikimin negative tek investitorët e tjerë të huaj.

Lajmi i largimit të gjigandes britanike është konfirmuar  nga disa prej punonjësve të larguar, të cilët, e konsideruan këtë jo vetëm fatkeqësi të humbjes së vendit të tyre të punës por edhe humbje të madhe për ekonominë shqiptare, që ka aq shumë nevojë për të tilla kompani presticioze.

Sepse kush është “Glaxo Smith Kline”?

Një nga dhjetë kompanitë më të mëdha ndërkombëtare. Ajo mban vendin e liderit udhëheqës të botës kërkimore bazuar në kompani farmaceutike e shëndetsore. Qendrën e ka në Mbretërinë e Bashkuar.

“Glaxo Smith Kline” është një nga tregimet e suksesit të biznesit të Britanisë. Ajo është tani kompania e 4 më e madhe farmaceutike në botë në aspektin e shitjes, dhe një nga 10 kompanitë kryesore, në drejtim të kapitalit, të listuara në bursën e Londrës. Ajo punëson gati 100 mijë punonjës në botë, me më shumë se 12 mijë që punojnë në kërkim dhe zhvillim…”Glaxo Smith Kline” është e njohur për qëndrimin e saj parimor ndaj përgjegjësisë korporative sociale, në veçanti nëpërmjet zhvillimit të barnave me kosto të ulët që synojnë reduktimin e malaries dhe dhurimin e ilaçeve kundër sëmundjes tropikale filiarisis. Kompania reflekton forcen tradicionale britanike në fushat e kërkimit shkencor dhe zhvillimit, dhe vlerat tona të biznesit të ndershëm dhe transparent…” ka bërë të ditur midis të tjerave, ambasadori britanik Nicholas Cannon, në vendin tonë në maj 2013, gjatë fjalës së mbajtur në inagurimin e zyrave të reja të Kompanisë lider në Shqipëri, në adresën: “GSK Albania Str. Barrikadave No. 118. Tiranë”.

Ku bëri me dije, gjithashtu se:

“Në Shqipëri, “Glaxo Smith Kline” është zgjeruar nga fillimet modeste të vitit 1992, në një kompani të konsiderueshme sot, me njëzet e dy punonjës që mbulon aktivitete të shumta, që nga importimi dhe shitja e një game të gjerë produktesh, në veçanti ilaçe me recetë dhe vaksina, mbështetje për edukimin mjekësor dhe konferenca, punë per mjedisin rregullator, dhe hetime mjekësore dhe studimin e epidemive…” .

Janë raportime që i përkasin majit të vitit 2013, kohës kur ministri  Beqaj i ndodhur në rolin e sekretarit të PS-së propagandonte rilindjen e shëndetësis dhe shtimin e kompanive të huaja të markës “Glaxo”, pas fitimit të zgjedhjeve nga e majta. Gjë kjo që ndodhi, sikurse ndodhi që Beqaj u bë ministër i Shëndetësis, dhe në vend të reformave që do të shtonin homologe të tjera të markës Glaxo, solli largimin edhe të kësaj të fundit.

Të mbeturit pa punë të kompanisë “Glaxo Smith Kline Albania” nuk bën shumë komente rreth shkakut të mbylljes së zyrave në Shqipëri, por e përmblodhën gjithçka në krijimin e klimës së papërshtatëshme për të vazhduar ende.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen − ten =