Reformat kanë kosto  - Arbëria News

Reformat kanë kosto 

Nga Klodian Tomorri

1- Policia e shtetit u rikthye në detyrë. U pastrua nga barkderrat e Saliut dhe u mbush me oficerë elegantë në shërbim të qytetarëve. Efektet anësore: Gjysma e shefave apo ish shefave të policisë janë në arrati ose kërkim ndërkombëtar për trafik droge, po të mori koka erë dhe shkon denoncon ndonjë krim në polici të paketuan shpejt e shpejt, ndërsa dita pa vrasje i përket të kaluarës.

2- Shëndetësia u bë falas dhe e aksesueshme për të gjithë.
Efekti anësor: Pagesat nga xhepi për kurim sipas Bankës Botërore janë rritur nga 48 në 49.5 për qind.

3- Territori u vu nën kontroll dhe kaosi territorial ku njerëzit ndërtonin kuturu shtëpi për të futur kokën ka marrë fund.
Efekti anësor: Lart e poshtë nëpër Tiranë mund të shohesh ca 40 katësha.

4-Energjia nuk është më mall pa zot, por u rikthye ligjshmëria.
Efekti anësor: Rritje e vogël deri në 23 për qind e cmimit për fukarenjtë.

5- Sistemi tatimor është më i ndershëm. Taksimi i padrejtë ka marrë fund me vendosjen e taksës progresive, ku ai që fiton më shumë paguan më shumë.
Efekti anësor: Barra fiskale është rritur pak me 500 milionë euro në vit dhe rritja më e madhe për dreq i ka rënë në kurriz fukarenjve dhe shtresës së mesme.

6-Konçesionet kriminale morën fund. Tani ka vetëm konçesione të ndershme, që i shërbejnë qytetarëve dhe paguhen nga buxheti i shtetit.
Efekti anësor: Pyet FMN-në.

Nuk ka reforma pa kosto. Është si puna e ilaçeve, gjithmonë kanë efekte anësore.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve + eighteen =