Rizgjohen shpresat e Italisë dhe Kilit për Botërorin 2018, shkak Peru-ja - Arbëria News

Rizgjohen shpresat e Italisë dhe Kilit për Botërorin 2018, shkak Peru-ja

Kombëtarja evropiane dhe amerikano-jugore mund të kenë një mundësi për të marrë një vend që dërgon në Kupën e Botës, krejt kjo për shkak të një projektligji të paraqitur nga një kongresiste peruane, ku Federata e Futbollit e atij vendi do të humbiste autonominë e saj.

Lajmi u bë publik nga gazera sportive Libero dhe nëse do të bëhej ndërhyrja e qeverisë në institucionin sportiv peruan, skuadra do të përjashtohej nga FIFA dhe do të humbiste biletën për Rusi.

Prandaj, organi qeverisës e i futbollit botëror mund të ftoj një kombëtare për të zëvendësuar Perun, duke përfshirë Italinë dhe Kilin si kandidatët më të mundshëm.

Neni 7 i Rregullorës së FIFA-s thotë: Nëse një skuadër tërhiqet ose përjashtohet nga gara, Komiteti Organizative i FIFA-s do të vendos mbi këtë çështje sipas gjykimit të saj dhe do të marrë çfarëdo veprimi që konsiderohet i nevojshem nga FIFA, në veçanti, të zëvendësoj skuadrën me një skuadër tjetër.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × five =