Rreperi i famshëm shqiptar çan kordonin e policisë dhe kërkon dorëheqjen e Xhafës - Arbëria News

Rreperi i famshëm shqiptar çan kordonin e policisë dhe kërkon dorëheqjen e Xhafës

Në mesin e protestuesve para Ministrisë së Brendshme është dhe një nga rreperët më të famshëm shqiptar, i cili i ka shprehur hapur bindjet e tij politike të djathta.

Bëhet fjalë për  reperin Arkimed Lushajn ose i njohur ndryshe si Stresi. Ai gjendet krah qytetarëve të thjeshtë të cilët janë shfaqur me pankarta në duar.

Stresi, është parë mes turmës së njerëzve duke komunikuar me drejtorin e Policisë së Tiranës Alfred Skënderi dhe duke iu kërkuar në emër të protestuesve t’i lejojë të hyjnë në Ministrinë e Brendshme për të vazhduar revoltën e tyre.

Protesta po organizohet menjëherë pas deklaratës së kryeministri Edi Rama, i cili pohoi se nuk do të ketë një dorëheqje të ministrit Fatmir Xhafa.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 + ten =