Rreth 3 mijë qytetarë të Shqipërisë marrin pensionin e veteranit të UÇK-së, por jo edhe Meremja - Arbëria News

Rreth 3 mijë qytetarë të Shqipërisë marrin pensionin e veteranit të UÇK-së, por jo edhe Meremja

74-vjeçarja, Mereme Ndreaj, këtë fund dhjetori ka marrë rrugën nga Tropoja për në Prishtinë, pasi një vit më parë kishte aplikuar për të marrë statusin e veteranes luftëtare të UÇK-së.

Thotë se ka varrosur dhjetëra ushtarë të UÇK-së, ka larë rrobat e ushtarëve të gjallë, gjersa punonte në lavanderinë e spitalit “Barjam Curri” në Tropojë. Këtë punë ajo zotohet se nuk e kishte bërë për para, raporton KTV.

Megjithatë, Merem Ndreaj është e vendosur që deri në fund të luftojë për atë që ajo e quan të drejtë të saj, pensionin e luftëtarit të UÇK-së.

Kjo, pasi siç thotë edhe ajo, të gjitha koleget e saj po e gëzojnë këtë të drejtë.

Për dallim prej saj, rreth 3 mijë shtetas shqiptarë janë duke e gëzuar këtë të drejtë. Në baza mujore ata marrin pensionin ne vlerë prej 170 eurosh.

Kontributi i tyre në luftë më shumë është ndihmë për luftëtarët sesa pjesëmarrje e drejtpërdrejtë në luftë.

Por fakti që ata nuk marrin rrogë nga Kosova, i kategorizon si pensionistë të UÇK-së.

Ligji i vjetër i veteranëve të luftës, i cili është ende në fuqi, neni 16 thotë:

Pensioni personal i veteranit luftëtar u takon vetëm veteranëve luftëtar, por të cilët nuk mund të jenë shfrytëzues të asnjë pensioni tjetër nga skemat e tjera pensionale të financuara nga shteti.
Po atë ditë që Mereme Ndreja, u kthye duarbosh në Tropojë, bashkëqytetarë të saj ia arritën të hynin në listën e pensionistëve.

Kohavisioni ka provuar të kontaktojë disa nga zyrtarët përgjegjës që kanë futur në listat e veteranëve edhe shqiptarët e Shqipërisë, por nuk ka mundur të bjerë në kontakt me asnjërin nga ta.

Sidoqoftë, 36.092 veteranë këtë dhjetor kanë marrë pensionin nga shteti i Kosovës, derisa ende nuk dihet numri i saktë i tyre, sepse listat ende nuk janë mbyllur.

Vetëm për 2017 mbi 65 milionë euro janë shpenzuar vetëm për pensionet e veteranëve. /koha.net/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen − one =