Rrezik për kompanitë e naftës që operojnë në Shqipëri - Arbëria News

Rrezik për kompanitë e naftës që operojnë në Shqipëri

Rënia e çmimit të naftës bruto në bursat ndërkombëtare, troche duke filluar që nga muaji Qershor i vitit të kaluar, viagra ka sjellë vështirësi të shumta për kompanitë që operojnë në këtë sektor.

Vende jo anëtare të OPEC kanë deklaruar se, here do të ulin prodhimin, duke detyruar kompanitë private të ulin ndjeshëm investimet në sektor dhe të largojnë njerëzit nga puna për shkak të mos përballimit të kostove operative. Vendimi për uljen e prodhimit nga vendet jo anëtare të OPEC është bërë duke argumentuar se, me çmimet aktuale kompanitë jo vetëm që nuk nxjerrin fitim, por kanë kosto më të larta për efekt të çmimit të ulët, në kufijtë e 50 dollarëve për fuçi për naftën Brent të Londrës. Ndërsa niveli i ulët i çmimeve të karburanteve nuk po lëviz për shkak se, vendet anëtare të OPEC nuk kanë ulur prodhimin e naftës. Efektet negative të rënies drastike të çmimeve të naftës janë ndjerë edhe në vendin tonë dhe do të vazhdojnë të ndihen.

Duke filluar nga muaji Shkurt, kompania më e madhe e nxjerrjes së naftës në vend, Bankers Petroleum raportoi se, do të ketë një rishikim të buxhetit të vitit 2015, duke e ulur atë në 153 milionë dollarë, nga 218 milionë dollarë që ishte lajmëruar më parë. Kompania njoftoi se, reduktimi i buxhetit është bërë për të përshtatur zërin e shpenzimeve përgjatë këtij viti me të ardhurat nga arkëtimet, duke marrë në konsideratë çmimet aktuale të naftës bruto. Me uljen e buxhetit, kompania e nxjerrjes së naftës parashikon një rënie me 5% të prodhimit gjatë vitit 2015, krahasuar me vitet e mëparshme.

Rishikimi i buxhetit nga ana e kompanisë “Bankers Petroleum” vjen duke marrë në konsideratë një çmim mesatar prej 50 dollarë për fuçi të naftës Brent. Ndërkohë që, buxheti i mëparshëm, i aprovuar më datë 12 Dhjetor të vitit të kaluar, kishte parashikuar një çmim mesatar të naftës prej 70 dollarë për fuçi. Gjithashtu, edhe kompani të tjera që operojnë në vendin tonë raportojnë se nuk kanë mundësi të funksionojnë me këtë nivel çmimesh. Deri tani, numërohen rreth 500 persona të larguar nga puna nga kompanitë e naftës që operojnë në vendin tonë dhe kjo shifër pritet të rritet në muajt në vijim nëse do të vazhdojmë të kemi çmime të ulëta.

Sipas të dhënave nga INSTAT, sektori i nxjerrjes së energjisë, naftës dhe ujit numëron 21 975 individë të punësuar. Rënia e ritmeve të prodhimit dhe largimet nga puna do të ndikojnë direkt si përsa i përket ecurisë së zhvillimit ekonomik të vendit, ashtu edhe mirëqënies së popullatës. Kompania shtetërore, Albpetrol numëron rreth 2 mijë individë të punësuar, ndërkohë që sipas burimeve konfidenciale, pritet që edhe kjo kompani të ndikohet nga rënia e çmimeve të karburantit dhe të kryejë shkurtime në stafin e saj, duke shtuar të tjerë individë në listën e të papunëve në vendin tonë. Paga mesatare në sektorin e naftës është 60 mijë lekë në muaj, të ardhura që mundësojnë përballimin e kostove të jetesës për një familje mesatare shqiptare.

Largimi nga puna apo reduktimi i mëtejshëm i kësaj page sigurisht që do të ndikojë negativisht në buxhetin e familjeve shqiptare. Ndërsa eksporti i naftës për vitin e kaluar arriti në 56 miliardë lekë, duket se kostot e kompanive këtë vit do të jenë më të larta, duke e bërë të pamundur operimin e tyre, e jo më prurjen e teknologjisë moderne në sektor. Ulja e prodhimit të naftës do të ndikojë direkt në volumin e shkëmbimeve tregtare të Shqipërisë, duke e thelluar edhe më tej deficitin tregtar të vendit.

Ndërsa investimet e huaja pritet të jenë edhe më të ulëta. Situata bëhet akoma më kritike po ti referohemi raportit më të fundit të OPEC, që parashikon një rënie drastike të furnizimit nga vendet jo anëtare të këtij karteli për të paktën 6 vjet. Sipas OPEC, rënia e çmimeve do të thotë se edhe Shtetet e Bashkuara do të prodhojnë më pak se parashikimet e mëparshme. Vendet që nuk janë anëtare të OPEC do të prodhojnë rreth 400 mijë fuçi naftë në ditë më pak, se ç’ishte parashikuar më parë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve − 4 =