Rritet numri i viktimave në Europë nga moti i keq

Më shumë se 20 persona kane vdekur në Europë, si pasojë e motit të akullt që ka përfshirë kontinentin që prej javës së kaluar.

Ishuj greke janë mbuluar nga dëbora, ndërsa tre janë viktimat në vendin fqinjë. Në veri të Greqisë temperaturat arrit në minus 15C.

Edhe Italia është zhytur nën dëborë dhe akull. Udhëtimet me tragete dhe avionë janë anuluar, ndërsa shkollat nuk janë hapur as ditën e hënë. Natën e kaluar, hotelet në Itali kanë hapur dyert për të pastrehët, pasi 7 persona gjeten vdekjen gjatë fundjavës si pasojë e të ftohtit ekstrem.

Por, nuk ka mbetur pa u prekur nga i ftohti polar edhe Turqia. Anijet nuk lundrojnë më në Bosfor, ndërsa një stuhi e fortë dëborë goditi Stambollin.

10 janë viktimat që ka shkaktuar moti i keq në Poloni, ndërsa në Rusi termometri ka shënuar minus 30 grade.

Praga ka jetuar natën me të ftohtë deri tani për këtë dimër. Zyrtarët çekë raportuan për tre viktima, dy prej tyre të pastrehë. Edhe në Bullgari, dy emigrantë janë gjetur të pajetë në një pyll në juglindje të vendit.

Moti i ftohtë pritet të vazhdojë edhe në shumë vende të Europës edhe përtej fundjavës.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × 5 =