Seks në ballkonin e hotelit, prostituta bie nga kati i pestë (FOTO) - Arbëria News

Seks në ballkonin e hotelit, prostituta bie nga kati i pestë (FOTO)

Fundi i një prostitute tajlandeze ka qenë fatal ndërsa kryente marrëdhënie seksuale në ballkonin e një hoteli me një ish-ushtar britanik.

Wannipa Janhuathon ra nga kati i 5-të i ballkonit dhe gjeti vdekjen e menjëhershme.

Pamjet e publikuara nga policia lokale tregojnë momentin kur vajza ishte duke ecur drejt hotelit kapur për dore me ish ushtarin britanik Brit Reece Vella, 25 vjeç.

Vella, nga Birmingham, West Midlands, u arrestua dje nga policia tailandeze në lidhje me vdekjen e saj.

Wnnipam, e njohur si Joy, ra e zhveshur nga ballkoni së bashku me një qese droge nga ballkoni i një apartamenti në hotelin turistik Pattaya të shtunën në mëngjes.

Imazhet tregojnë çiftin që ecin pranë njëri-tjetrit vetëm pak minuta pasi Vella, besohet të ketë paguar 34 pound për të kryer marrëdhënie seksuale me të. Vetëm pas 2 orë e 15 minuta 26-vjeçarja gjeti vdekjen.

Policia ende po heton rrethanat e sakta të ngjarjes së rëndë. Ndërsa Vella dyshohet se ishte duke qëndruar ilegalisht në vend me një vizë të skaduar.

Mendohet se ai do të përballet me deri në 10 vite burg ose me një gjobë pre 4 585 pound pasi përballet me akuzën e shkaktimit ë vdekjes nga sjellja e pakujdeshme ose e pamatur.

Policia pohon se sjellja e pakujdesshme dhe neglizhente ishte seksi në ballkon që shkaktoi drejtpërdrejt vdekjen e saj.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12 + 7 =