Seksizëm në Botëror, Fifa paralajmëron televizionet - Arbëria News

Seksizëm në Botëror, Fifa paralajmëron televizionet

Fifa do t’u kërkojë mediave televizive dhe trupës televizive të Fifës që të mos fokusojë më tifozet seksi gjatë transmetimeve. Për shkak se ky veprim është konsideruar seksist, tifozet më tërheqëse nuk duhet të shfaqen më në kamera gjatë ndeshjeve. E ka deklaruar shefi i departamentit të Fifës për përgjegjësitë sociale, Federico Addiechi. Ai ka sjellë në vëmendje se gjatë botërorit në Rusi, rastet e seksizmit kanë qenë më të shpeshta se ato të racizmit. Në veçanti janë verifikuar raste të shumta të ngacmimeve seksualë nga tifozët në drejtim të gazetareve sportive.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten − 4 =