Sekuestrohet një armë zjarri tip pistolete dhe arrestohen dy adoleshentë - Arbëria News

Sekuestrohet një armë zjarri tip pistolete dhe arrestohen dy adoleshentë

navodari1399293101-1427826252

Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale dhe arrestohen dy nxënës gjimnazi.

Sekuestrohet një armë zjarri, rx tip pistoletë dhe 3 fishekë. Sot më datë  04.12. 2015, ambulance pas informacionit të marrë, check policia bëri të mundur identifikimin e personave të përfshirë në një  konflikt në shkollën “Vasil Shanto”, para 3 ditësh si edhe u gjet një armë pistoletë tip “Ekol” me tre fishekë.

Pas kryerjes se veprimeve proceduriale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit,G. F, 16 vjeç, lindur në Lezhë dhe banues në Tirane.

Ky shtetas akuzohet për veprën penale të  “Armbajtje pa leje ” neni 278 i K. Penal.

Ndërsa, M. B, 17 vjeç, lindur e banuese në Tiranë, kjo shtetase akuzohet për veprën penale të  “Armbajtje pa leje ” dhe “Moskallëzim krimi” nenet 278 dhe 300, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. H, 16 vjec, lindur e banues në Tiranë për veprën penale të  “Moskallëzim krimi” neni 300 i kodit penal.

Këta shtetas u arrestuan pasi në datë 01.12.2015, shtetasi me iniciale E.F, nxënës në gjimnazin “Besnik Sykja” ka shkuar në mbështetje të disa shokëve të tij të cilët ishin duke konfliktuar me disa persona pranë shkollës “Vasil Shanto”.

Me pretendimin për tu sqaruar ky shtetas pasi është përfshirë në këtë konflikt, ka gjuajtur me grushta njërin nga personat e palës tjetër.

Në këto kushte shtetasi G. F, është frikësuar pas kësaj situate të ndodhur, për këtë arsye ai ka shkuar në qytetin e Laçit dhe ka marrë një pistolete Ekol, duke e mbajtur me vete në shkollë për vetëmbrojtje nga personat të cilët kishte goditur me grushta.

Gjatë procesit të mësimit, ai ja ka dhënë  pistoleten shoqes së shkollës shtetases me iniciale M. B, për ta mbajtur në çantë, e cila u arrestua nga Policia gjithashtu.

Veprimet u kryen në prezencë të psikologes së shkollës dhe psikologes së Policisë, dy avokatëve dhe në prezencë të familjarëve.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 2 =