Serumi më i mirë në kushte shtëpie që heq rrudhat tek sytë

Pothuajse të gjitha femrat e kanë problemin e krijimit të rrudhave përreth syve, disa nga mimika e disa nga mosha. Lëkura përreth syve është shumë delikate dhe ka nevojë për hidratim të thellë që mos ta humbasë elasticitetin dhe mos të krijojë rrudha. Ja një serum natyral që mund ta përgatisni në shtëpi dhe është shumë efektiv:


rrudha-tek-syte-e1452593646872

Përbërësit: 50ml vaj argani, 5 kapsula vitaminë E, 2 kunja pambuku

Shtypini kapsulat e vitaminës E derisa të bëhen pluhur. Shtojini në vajin e arganit derisa të dy përbërësit të jenë bashkuar plotësisht me njëri tjetrin. Me anë të një kunje pambuku vendoseni përbërjen rreth zonës së syve. Masazhojeni lehtë lëkurën me gishtërinj dhe mbajeni serumin për 10-15 minuta.

Përdorimi i rregullt i këtij serumi do të japë rezultate të menjëhershme. Do të ishte mirë ta aplikonit në sasi të vogla çdo natë. Përdorimi i rregullt i serumit do ta bëjë lëkurën me elastike, të hidratuar dhe të butë. /Gazeta Shendeti/

Për të marrë në kohë reale lajmet e Panorama Online shkarko aplikacionin

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen + fifteen =