Të kujdesesh për partnerin e paralizuar dhe me probleme nuk është aspak e lehtë. Por,25-vjecaria, Hannah Aylward nuk do t’ia dijë për pengesat dhe vështirësitë që duhet të kalojë. Prej tre vjetësh ajo është e lidhur me 26-vjecarin,Shane Burcaw, i paralizuar në karrike me rrota. Ata kanë vendosur që historinë e tyre ta bëjnë publike në kanalin e tyre në Youtube, “Squirmy and Grubs”. Ata thonë që janë shumë të lumtur me njëri-tjetrin dhe e tregojne shpesh edhe me fotografitë e tyre në rrjetet sociale.

“Kur unë dhe Hannah jemi në publik, të huajt mendojnë se jemi motër dhe vëlla, ose që është kujdestarja ime”- tregon Shane, i cili është në karrike me rrota që në moshën 2-vjecare.

Hannah është njohur me Shane duke parë një dokumentar që fliste për të, i cili shkruante libra dhe merrte pjesë në konferenca të ndryshme për njerëzit më aftësi të kufizuar.

“Tek Shane me pëlqente sensi i tij i humorit dhe mënyra si shkruante, por gjithashtu mendova se ishte edhe shumë i bukur”- tregon e dashura e tij, e cila shkoi ta takonte në Pennsylvania, ku ai jetonte më parë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri