Shëndeti/ Shenjat e trupit të cilat nuk duhet ti injoroni - Arbëria News

Shëndeti/ Shenjat e trupit të cilat nuk duhet ti injoroni

 Ndoshta të paktë janë njerëzit që e kuptojnë nevojën urgjente për të shkuar tek mjeku në rast se keni dhimbje në kraharor, dobësi, marramendje apo humbje të shikimit.

Kur vjen puna tek simptomat, nuk është aq e lehtë të dallosh nëse bëhet fjalë për progresin normal të plakjes apo një sëmundjeje që mund të jetë serioze.

Duke nënvizuar rëndësinë e të dëgjuarit të trupit, ju sjellim më poshtë  simptoma që nuk duhen injoruar në mënyrë absolute.

Vetullat e shkurtra 

Nëse të bien qimet e pjesës së jashtme të vetullave, është një shenjë e nënprodhimit të tiroides.

Fytyra e skuqur

Faqet dhe hunda e kuqe, rosacea, shpesh shfaqet te gratë midis moshave 30 dhe 55. Stresi, dielli dhe ushqimet pikante, zgjerojnë enët e gjakut, kështu që minimizoji. Ajo mund të prekë edhe sytë dhe ndonjëherë ngatërrohet me lupusin. Vizitohu te një mjek i përgjithshëm, që mund të të japë antibiotikë.

Buzë të plasaritura

Buzët e plasaritura në cepat e gojës ndonjëherë shkaktohen nga mungesa e vitaminës B dhe zinkut. Kur plasaritja zgjat, në këtë zonë mund të zhvillohet një infeksion mykotik. Trajtimet për aftet e gojës mund të ndihmojnë.

Rënia e papritur në peshë

Nëse vëreni që po humbisni peshë krejt papritur edhe nëse nuk jeni duke u përpjekur për këtë gjë, atëherë natyrshëm duhet t’iu lindë dyshimi.

Rënia e pashpjegueshme në peshë mund të tregojë një problem serioz.

Kanceri për shembull, është një sëmundje që manifestohet me rënien në peshë.

Nishanet që ndryshojnë ngjyrë

Një nishan që ndryshon ngjyrë, formë apo madhësi nuk duhet injoruar.

Secili prej nesh duhet të kontrollojë gjendjen e lëkurës nga koka tek këmbët një herë në vit.

Kanceri i lëkurës është shumë i përhapur dhe njerëzit e mësojnë shumë vonë

Gjumi i tepërt

Nëse ndiheni gjithmonë të lodhur, flini gjatë ditës dhe mbipeshë, atëherë gjumi i tepërt tregon praninë e narkolepsisë.

Narkolepsia është një çrregullim i sistemit nervor qendror që shoqërohet edhe me haluçinacione.

Kolla e vazhdueshme.

Nëse kolla zgjat më shumë se dy muaj,mund të jeni prekur nga azma apo nga një sëmundje e refluksit acidik.

Dhimbjet kronike

Nuk është normale që të të dhëmbë trupi çdo ditë, prandaj duhet të shkoni tek mjeku.

Trupi di të flasë, mirë, qartë dhe shkoqur. Të takon ty ta dëgjosh dhe të jesh i vëmendshëm.

Bardhema jo aq të bardha

Kjo zakonisht do të thotë që je e lodhur, ke pirë, ose thjesht i ke ashtu, por kujdes nëse pjesa e bardhë e syve kthehet e verdhë kur ti je në qetësi, mund të jetë një shenjë e sindromës Gilbert, ku bilirubina grumbullohet në gjak.Nëse vazhdon, bëj një analizë për klamidian, që mund të shkaktojë inflamacion të syve.

Fytyra e skuqur

Stresi, dielli dhe ushqimet pikante, zgjerojnë enët e gjakut, kështu që minimizoji.  Vizitohu te një mjek i përgjithshëm, që mund të të japë antibiotikë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eleven + four =