Shërbimi i Jashtëm/ Milo e Selami kërkojnë të përcaktohen qartë kompetencat - Arbëria News

Shërbimi i Jashtëm/ Milo e Selami kërkojnë të përcaktohen qartë kompetencat

Paskal Milo dhe Eduard Selami kanë qënë sot në komisionin e jashtëm për të qënë pjesë e diskutimeve për projektligjin e ri të Shërbimit të Jashtëm.

Kryefjala e Milos në komision ishte ajo e rishikimit të projektligjit për Shërbimin e jashtëm si dhe përfshirja e presidentit në të gjitha proceset e emërimeve të ambasadorëve si dhe forcimin e rolit të tij .

Në fjalën e tij Milo tha se nëse duam që të kemi progrese në shërbimin e jashtëm atëherë duhet të fillojmë me fazën e rekrutimeve, buy more about fazë kjo që sipas Milos nuk sigurohet në këtë projektligj. “As qeveria aktuale nuk ka shpëtuar nga problemi i qeverive të kaluara me emërimet në shërbimin diplomatik.” – tha Milo.

Një tjetër pikë që duhet të kihet parasysh dhe duhet të zgjidhet me projektligjin e ri sipas tij është edhe reflektimi i raporteve mes institucioneve. Problemi i raportit me Presidentin është një problem që kërkon zgjidhje të menjëhershme pasi ende nuk ka përcaktime të qarta që të përcaktojnë kompetencat e secilit institucion dhe për këtë arsye ka përplasje mes institucioneve.

Për zgjidhjen e këtij problemi sipas Milos duhet të ndërhyhet jo vetëm në këtë projektligj por edhe në kushtetutë pasi vetëm kështu do të mund të përcaktohet më qartë ligji për Presidencën. Milo ka ngritur një sërë dyshimesh për projektligjin e ri pasi sipas tij në projektligj ka nene të cilat synojnë të dobësojnë rolin e parlamentit dhe jo ta forcojnë atë, ndërkohë që në nenin 8 përcaktohet se presidenti duhet vetëm të noftohet për emërimet e ambasadorëve në një kohë që ky i fundit sipas Milos duhet të jetë i përfshirë në zgjedhjen e ambasadorëve si dhe të merret në konsultime pasi mban detyrën e të parit të shtetit.

Edhe Eduart Selami ka kundërshtuar projektligjin duke thënë se ai nuk është marrë i plotë por është marrë pjesë-pjesënga projektligjet e tjera sipas interesit. Sipas Milos nuk është serioze që ambasadorët të mos kenë ceremoni

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 2 =