Sherre të rrezikshme

NGA: ENEA NDREU

Vendi është në rrezik serioz. Qënia vënd i tretë nuk është më një teori, apo skenar i largët.

Informacioni dhe çështjet publike ka të ngjarë të kontrollohen përfundimisht nga një grup prej oligarkësh të rinj, të cilët do të bëjnë të ndjejnë nostalgji sundimtarët që dolën nga korrupsioni famëkeq.

Tutorët e vjetër ekziston mundësia të zëvendësohen nga të rinj, më të egër. Qeveria duket se po bën të njëjtat gabime, që bënë të tjerët më parë.

Qeveria beson se mund të bëjë marrëveshje për ta mbështetur me njerëz të tillë. Por kjo është dinakëri e një davaxhiu të mirë.

Të mbështet, të krijon varësi, bën punën e saj dhe pastaj pyet: Çfarë bën ky djalosh i mirë që organizoi dhe zgjidhi një rast të tillë? Herën e parë politikani që mbështetet nuk do ti zgjidhë me një favor të “arsyeshëm” politik (rryshfet), do të kthehet kundër tij me tërbim.

Pa diskutuar se për dëfrim  kanë  grindjet dhe sherret me njëri-tjetrin si ata janë që ndodhen në një dhomë në filmat e vjetër me kauboj.

Kryeministri aktual dhe politikanë të tjerë ndodhen në rrezik nga humbjet në kuadër të një sherri të mirë. Kush, në të vërtetë, bëni gabim të besojë se mund të bëhet sherif i këtij korrupsioni të egër, shpejt do zbulojë se në fund do hajë dru nga të gjithë së bashku.

Nuk është kjo që ka nevojë vendi. Në momentin kur të gjithë duan të na shpërblejnë për reformat tona të mëdha, për të cilat bëhen përpjekje maksimale për mos u zbatuar, Shqipëria rrezikohet të shndrrohet në një vend ku bëjnë komandë bandat e ndryshme dhe grupet e presionit. E pakuptimtë çadra, të pakuptim bisedat dhe dialogjet dhe lepuri fle diku tjetër, të na e thonë. Ata do vazhdojnë të negociojnë për të pasur një mosmarrëveshje.

Ndoshta, natyrisht, edhe të huajve u ka humbur interesi për shkak se janë lodhur, kanë humbur shpresën me ne dhe kanë vendosur se “kur je në Shqipëri, duhet të veprosh si shqiptar.”

Nëse Shqipëria dëshiron të jetë një vend ku nuk mund kryesh një punë, një investim, pa patur një “lehtësues” të madh lokal ose qëndror, pse duhet të përpiqen ta ndryshojnë atë? Të huajt gjetën mënyrat. më saktë i gjetën anën dhe ne do të jemi një vend i reformuar me një brez të ri të oligarkëve.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 + 11 =