Shfuqizimi i Gjykatës Speciale/ Paralajmëron deputeti i PD… - Arbëria News

Shfuqizimi i Gjykatës Speciale/ Paralajmëron deputeti i PD…

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar lidhur me zhvillimet politike në Kosovë, ku po tentohet që të shfuqizohet Gjykata Speciale.

Nëpërmjet një mesazhi në faqen e tij në rrjetet sociale, Tritan Shehu paralajmëron se nëse do të ndodhte diçka e tillë, do të ishte po i njëjti rasti si vota e Shqipërisë në OKB.

Postimi i plotë: 

KUJDES KOSOVA: SHFUQIZIMI I “GJYKATES SPECIALE” DO TE ISHTE PERSERITJE E VOTES TRAGJIKE TE SHQIPERISE NE OKB!
Nje tjeter paralajmerim i ashper arrin nga ShBA ndaj shqiptareve, duke i vendosur nje “vije te dyte te kuqe”.
E para kishte te bente me voten ne OKB per ate Rezolute. Fatkeqesisht ne nuk ditem te respektojme e mbeshtesim miqte e medhenj, dhe kjo nuk do te kaloje pa pasoja serioze.
E dyta ka te beje me perpjekjet qe po behen ne Prishtine per shfuqizimin e “Gjykates Speciale”, me pasoja tejet te renda kjo per te ardhmen e Kosoves.
Une nuk e di nese mbas te dy rasteve fshihet e njejta “regji”, por dyshime te bazuara lindin.
Prej kohesh ne Ballkanin Perendimor kane ripenetruar e riaktivizuar faktore, qe duan te mbajne shqiptaret larg Familjes Europiane e Perendimore.
Kujdes, keshtu veme ne rrezik arritjet madheshtore e historike, qe shqiptaret arriten ne keto 25 vite, si asnje popull tjeter ne rruzull, te pa mundura keto pa perfshirjen totale te ShBA e te disa vendeve te BE!
NUK PO KUPTOJ: PSE QEVERIA JONE QE NUK HUMB RAST PA MARRE POZA PATERNALISTE, PO HESHT KETO DITE!?/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × five =