Shkarkimi nga PS/ Kokëdhima po nis betejën ligjore? - Arbëria News

Shkarkimi nga PS/ Kokëdhima po nis betejën ligjore?

Pak ditë më parë Koço Kokëdhima deklaroi se nuk kishte ndërmend ta linte me kaq çështjen e shkarkimit të tij si shkarkimin anëtar i Asamblesë së Partisë Socialiste, shop madje do ta çonte çështjen deri në gjykatë.

Kjo deklaratë u bë më 6 janar në emisionin Fakt, ndërsa sot me anë të një statusi në profilin e tij në Facebook, deputeti thotë se më 5 janar, një ditë para kësaj deklarate i ka dërguar një kërkesë zyrtare Edi Ramës si kryetari i PS-së dhe Gramoz Rucit, ku kërkonte të gjithë dokumentacionin dhe motivacionet e shkarkimit të tij, çka na bën të dyshojmë që Kokëdhima mund të ketë nisur tashmë betejën ligjore me Patinë që e shkarkoi.

15896373_1290541437683492_4180775677376773265_o

Letra e Kokëdhimës drejtuar Ramës dhe Ruçit

“Më 5 janar 2017 u kam dërguar këtë kërkesë zyrtare Edi Ramës, kryetar i PS-së dhe Gramoz Ruçit, Sekretar i Përgjithshëm, pas vendimit të Asamblesë Kombëtare të PS-së për shkarkimin tim nga posti i Sekretarit për Reformën Strukturore dhe Emigracionin si dhe përjashtimin tim nga Asambleja”,- shkruan Kokëdhima.

Në letrën e tij, Kokëdhima kërkon t’i vihet në dispozicion vendimi i kryesisë së Partisë Socialiste i datës 6 dhjetor 2016-të për t’i propozuar Asamblesë Kombëtare, shkarkimin e tij nga posti i Sekretarit për Reformën Strukturore dhe Emigracionin

Ndër të tjera ai kërkon edhe dokumentet që i janë paraqitur Asamblesë Kombëtare, mbi bazën e të cilave është vendosur shkarkimi i tij si anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste si dhe procesverbalin që është mbajtur për shkarkimin

Kokëdhima kërkon ndër të tjera edhe një kopje të statutit mbi të cilën është mbështetur mocioni i paraqitur, dhe vendimi i Asamblesë Kombëtare për shkarkimin e tij.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 − fourteen =