Shkatërrohet grupi kriminal italo-shqiptar, prangosen 14 vetë - Arbëria News

Shkatërrohet grupi kriminal italo-shqiptar, prangosen 14 vetë

Policia italiane dhe ajo shqiptare, pharm kanë shkatërruar një grup që merrej me trafik droge dhe prostitucion, this gjatë një operacioni të përbashkët.

Në përfundim të këtij operacioni janë arrestuar 14 persona, 8 prej të cilëve shqiptarë.

Banda, sipas policisë, vepronte në zonën e riminit.

“Sot rreth orës 05:30, ka filluar operacioni ndërkombëtar i koduar “BALCANIA”, i shtrirë në Itali ne qytetet Rimini, Foggia, Ravenna dhe Piacenza dhe në Shqipëri në qytetet Tiranë dhe Durrës, në kuader të të cilit janë ekzekutuar 14 urdher arreste, nga të cilët dy ndërkombetar.

Të gjithë personat e arrestuar dyshohen se janë pjesë e një grupi kriminal të organizuar i përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe shfrytëzmin e prostitucionit në zonen e Riminit.

Gjithësej janë arrestuar 5 shtetas rumunë, 1 shtetas italian dhe 8 shtetas shqiptarë me inicialet E.C, A.H, E.C, K.J, A.D, E.SH, E.V dhe G.D.

Sektori për Trafikun e Paligjshëm në Drejtorinë për Narkotiket dhe Trafiqet, pranë Drejtorisë së Përgjithshme për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, Drejtorinë e Policisë se Qarkut Tiranë dhe Drejtorinë e Policisë se Qarkut Durres kane finalizuar me sukses operacionin “BALCANIA” duke bërë të mundur arrestimin e shtetasve Ergyst ÇEKA, 26 vjeç, banues në Tiranë dhe Kujtim JANGOZI, 40 vjeç, banues në Krujë, me qëllim ekstradimi drejt Italisë”, thuhet në një deklaratë të policisë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 − one =