Shkatërrojnë simbolin turk, procedohen penalisht 51 persona në Mirditë - Arbëria News

Shkatërrojnë simbolin turk, procedohen penalisht 51 persona në Mirditë

Policia e Mirditës ka proceduar penalisht gjithsej 51 persona, pasi ata akuzohen për shkatërrimin e simbolit turk në digën e HEZ-it të Qafë Mollës në Mirditë. Të proceduarit penalisht janë nga Lezha, Mirdita dhe nga Puka. Policia po punon për kapjen dhe shoqërimin e 14 personave të tjerë.

Për forca blu, këta persona kanë hequr një simbol në një mënyrë të paligjshme dhe se kjo gjë përbën vepër penale. Qytetarët dhe historianët kanë thënë se një trevë si Mirdita e cila ka bërë rezistencë ndaj pushtimit turk nuk mund të durojë dot simbole të Turqisë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 + 2 =