Shkëlzen Doli dhe Ansambli i Filarmonisë së Vjenës vijnë në Tiranë, koncerti më 2 janar

Të gjithë artdashësit shqiptarë, do munden të shijojnë koncertin që do të mbahet  më 2 janar në orën 20:00 në Pallatin e Kongreseve nga artisti i mirënjohur Shkëlzen Doli dhe Ansambli i Filarmonisë së Vjenës.

Kjo nismë artistike organizohet nga Age Art Production, dhe mbështetet nga autoritetet më të larta të të dy vendeve, Shqipërisë dhe Austrisë, si dhe partnerëve të tjerë publikë e private që i janë bashkuar këtij projekti.

Koncerti i Ansamblit të Filarmonisë së Vjenës konsiderohwt një frymëzim i fuqishëm për të gjithë artistët e rinj në Shqipëri, por edhe për ata që kanë një karrierë të suksesshme jashtë  vendit, duke shërbyer si një thirrje për të kontribuar në jetën artistike të vendit të tyre.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 + 12 =