Shkodër/ Futbollistet femra rrahin arbitrin, ndërpritet ndeshja Juban Danja-Vllaznia - Arbëria News

Shkodër/ Futbollistet femra rrahin arbitrin, ndërpritet ndeshja Juban Danja-Vllaznia

Derbi i Shkodrës Juban Danja-Vllaznia ka përfunduar me dhunë dhe ndërprerje të ndeshjes që në minutën e 30- të. Që në minutat e para të lojës, seek gjyqtari me faull ndëshkon dy herë radhazi lojtaret e Jubanit, buy information pills Ajdena Mustafa dhe Paula Jaku, për shkak se nuk qëndruan në murin mbrojtës, por afroheshin. Vllaznia realizon golin e parë me Jasharin në minutën e 15-të, një gol për të cilin nuk kishte pretendime nga Jubani.

Gjithçka ka shpërthyer në minutën e 20-të kur Berisha tenton të hidhet në rroveshatë brenda zonës së Jubanit dhe Mustafa prek topin me dorë. Arbitri jep kartonin e dytë të verdhë duke e nxjerrë nga loja me të kuq si dhe akordon 11- metërsh që kthehet në gol nga Doçi në minutën e 20-të. Jubani kundërshton, por loja vazhdon. Pas 10 minutash kur bëhet edhe goli i tretë, Paula Jaku bën një ndërhyrje në mesin e fushës duke u ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë dhe duke dalë me të kuq edhe ajo.

Në këto momente, situata ka dalë jashtë kontrollit. Jubani tërhiqet nga loja. Një prej prindërve të vajzave të Jubanit tenton të godasë arbitrin, por nuk ia arrin sepse e ndalin lojtaret. Për Jubanin, Aurela Haxhari nga stoli shkon dhe godet mbas koke arbitrin. Pas kartonit të dytë të verdhë, Paula Jaku del nga fusha, ngjit shkallët ku ndodhej Presidenti i Vllaznisë, Lazër Matija, dhe i drejtohet atij duke i thënë: “Ti ke blerë arbitrin, ti i bën të gjitha!”

Matija nuk reagon, vetëm i kërkon të largohet. Tension ka edhe jashtë fushës. Babai i sulmueses së Jubanit, Rrotani, bën debat me babanë e futbollistes së Vllaznisë, Tula. Ky i fundit u godit nga një ish-futbolliste e Jubanit, Alija, e cila kishte ardhur për ta ndjekur takimin si tifoze. Pas këtyre episodeve, Jubani nuk është kthyer më në fushën e lojës me pretendimin se arbitrimi ishte i njëanshëm në dëm të tyre./Dyrrah

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12 + 12 =