Shkodër,Asgjësohen 428 bimë narkotike, shpallen në kërkim kultivuesit - Arbëria News

Shkodër,Asgjësohen 428 bimë narkotike, shpallen në kërkim kultivuesit

Policia e Shkodrës ka asgjësuar 428 bimë narkotike kanabis dhe ka shpallur në kërkim dy persona të cilët dyshohet të jenë kultivuesit.

Më konkretisht janë shpallur në kërkim F. SH. 29 vjeç, banues në fshatin Kir Shkodër dhe R. K. 59 vjeç, banues në fshatin Bruçaj Shkodër.

Ditën e djeshme nga shërbimet e Komisariatit të Policisë në bazë të informacioneve policore, dhe monitorimit nga ajri, në fshatin Kir, në vendin e quajtur Plavra, Njësia Administrative Pult, u gjetën të kultivuara dhe asgjësuan me anë të djegies, gjithsej 320 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.

Gjithashtu në lagjen Likaj fshati Bruçaj, në vendin e quajtur “Poshtë shkëmbit të majës Mgullës”, Njësia Administrative Pult, Shkodër, gjatë kontrollit të territorit, u gjetën të kultivuara dhe asgjësuan me anë të djegies, gjithsej 108 bimë narkotike të llojit Canabis Sativa fidanë.

Materialet hetimore iu referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 − 18 =