Shkrimtari Italian Luca De Poli shkruan libër për Ibrahim Rrugovën - Arbëria News

Shkrimtari Italian Luca De Poli shkruan libër për Ibrahim Rrugovën

Studiuesi dhe autori Italian Luca De Poli ka botuar një libër për Presidentin e parë të Kosovës, buy Ibrahim Rrugovën.

Libri titullohet “Ibrahim Rrugova, side effects udhëtim në kujtesë mes Kosovës dhe Italisë” dhe ka disa veçori që e karakterizojnë.

Ky libër mundëson kuptimin më të plotë të ngjarjeve në ish-Jugosllavi, sidomos në Kosovë, ku si figurë karizmatike dhe profetike paraqitet Dr. Ibrahim Rugova, me orientime dhe përcaktime pozitive dhe demokratike.

Libri bënë edhe një “kthim” dhe vlerësim të qartë të jetës dhe figurës së Presidentit tonë historik, me retrospektivë të ngjarjeve, si Rambuje-a, bombardimet e NATO-s për 78 ditë, me vlerësimin e mjeteve pamore dhe dëgjimore italiane, mosprania e Evropës në këto procese.

 

I gjithë hulumtimi në këtë libër përqendrohet rreth figurës së Dr. Ibrahim Rugovës, me vlerësime kundërthënëse pas vdekjes së tij. Figura e tij tashmë është pjesë e pandashme e Historisë së Ballkanit apo Mesdheut, si dhe të Evropës, në një mënyrë edhe të botës. Pra, kuptimi dhe vlerësimi i tij në kontekst historik dhe aktual, është një ndihmesë për të tashmen dhe të ardhmen tonë.

 

Me kujdes të veçantë ai tregon se si ngjarjet e errëta të urrejtjes, luftës dhe masakrimeve në Kosovë dhe në Ballkan në ato kohë nuk mundën të shuajnë figurën e tij pozitive dhe konstruktive, me besim në paqe, liri, demokraci, dialog, falje dhe bashkëpunim e bashkëjetesë mes popujve, feve, traditave, kulturave dhe qytetërimeve të ndryshme.

 

Libri është shkruar në gjuhën italiane, pritet të përkthehet edhe në gjuhën shqipe.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 + ten =