SHKRIMTARI MIROSLLAV KERLEZHA DENONCON PORTRETIZIMIN DEMONIZUES TE SHQIPTAREVE NGA ANA E PROPAGANDES SERBE - Arbëria News

SHKRIMTARI MIROSLLAV KERLEZHA DENONCON PORTRETIZIMIN DEMONIZUES TE SHQIPTAREVE NGA ANA E PROPAGANDES SERBE

“Qysh para disa vitesh udhëtarët në Shqipëri na paskan parë njerëz me bisht, «me bisht kali ose dhie», dhe këta bastardë të tribalëve dhe skordiskëve antikë, këta Gegë dhe këta Toskë, këta melezë të tipave të ndryshëm antropologjikë, kjo bandë e përçarë në pesëdhjetë dialekte plotësisht të pakuptueshme, bërtet dhe kacafytet me vetveten në një anarki skëterre.

Në këta shkrepa të egër, të zinj e të pashkelshëm, shtatëdhjetë për qind e burrave vdesin nga hakmarrja, kurse vdekja prej sëmundjes në shtrat është turp. Këta gjakpirës të egër, këta lëkurëkuq evropianë, intolerantë fetarë deri në ekstrem, te të cilët fjala cub dhe bandit është sinonim për kalorës, këto bisha të egra me fytyrë njeriu, ditëve të festave gostiten me miell misri të zier, nuk dinë ç’është kripa, kurse për sheqerin mendojnë se është borë.

Banojnë nëpër shpella si njerëzit e Neandertalit, jetojnë nëpër kulla guri pa dyer, pa dritare dhe pa oxhakë; flenë në dritën e pishës, të veshur, me pushkë në dorë, kurse para kasolles kafka e kalit e ngulur në hu është trofe lufte. Besojnë se Zoti ua ka dhënë pushkët që të vriten midis tyre, kurse ka vise në veri, në të cilat perëndive të vjetra ende u shugurohen njerëz të gjallë.

Shqiptarët pijnë gjakun e nxehtë të viktimave të veta të therrura, presin hardhitë, rrënojnë kullat, asgjësojnë me pasion njëri-tjetrin, duke vrarë gratë nga lakmia, kurse kuptimi i dashurisë nuk ekziston tek ata dhe fjala ‘dashuri’ nuk gjendet fare në gjuhën e tyre.

Nuset blihen e shiten për një pajë prej disa lugësh, nevojtore nuk ka në këtë vend, të gjithë janë të ndyrë e me morra, dhe këta vjedhës të kuajve, tradhtarë, banditë, rrenacakë e tipa të poshtër, që i ulin sytë përdhe si qentë para njeriut, jetojnë nën retë e tymit, tifos, malarjes, lisë, dizenterisë dhe sëmundjeve veneriane, këta janë gjakatarët dhe vrasësit qindavjeçarë të elementit serb në viset jugore (dmth, në Kosovë).

Kjo masë e zjarrtë, e tërbuar, anarkike, e ngjashme me kafshët, derdhet si llava në luginat e buta të viseve jugore dhe atje vret e pret, djeg dhe shkatërron vendbanimet tona të qeta e të qytetëruara prej qindra e qindra vjetësh.

Kjo llavë bastardësh shqiptarë, që jeton në provincat të cilat në Mesjetë i takonin perandorisë Serbe vërshon si një lumë «përmbytës» në viset e buta dhe të qytetëruara, prandaj ky lumë «përmbytës» duhet kthyer në shtratin e tij të natyrshëm, atje në malet e tyre të zeza e të pashkelshme”.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 + six =