Shpërndanin drogë në gjimnazet e Tiranës, kapen në flagrancë - Arbëria News

Shpërndanin drogë në gjimnazet e Tiranës, kapen në flagrancë

Goditet një grup që shpërndante lëndë narkotike në afërsi të shkollave të mesme në kryeqytet, duke u vënë në pranga katër personave.

Efektivët e policisë së Tiranës, në bashkëpunim me shërbimet e forcës së posaçme “Shigjetat”, bën arrestimin e Spartak Perpalaj, 21 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, Frans Meta, 19 vjeç, Olsijan Kurtaj, 20 vjeç dhe B. H., 17 vjeç, banues në Tiranë,

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga uniformat blu ka rezultuar se katër të rinjtë në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kryenin aktivitetin e shitjes së lëndëvsnarkotike të dyshuar si kanabis sativa pranë shkollave të mesme në qytetin e Tiranës.

Ata u kapën në flagrancë në rrugën “Gjergj Legisi”, në afërsi të një shkolle të mesme.

Në momentin e ndalimit nga ana e policisë të rintjë kanë hedhur në tokë tre qese farmaceutike me 11.2 gramë kanabis sativa, të ndarë në porcione dhe gati për shitje, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve e kryer në bashkëpunim”. /noa.al/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 2 =