Shpërthen Armela: E kalova të gjithën në heshtje, por nuk mbanë më ujë pilafi

Armela e ‘Big Brother’ duket se ka përjetuar një situatë që e ka bërë të ndihet keq, aq sa ka shpërthyer në rrjetet sociale.

Bukuroshja brune ka shkruar në Instastory e indinjuar, por nuk dihet se kujt i referohet pasi nuk ka dhënë ndonjë detaj konkret.



“Më vjen vërtetë keq kur një familje bën sikur ka lexuar Kanunin dhe kapaciteti i tyre i ulët arrin në pseudoofendime, kur ndërkohë kanë një fëmijë me orientim të ndryshëm seksual. Kur gjithë bota të gjykon dhe ty të djeg në shpirt, a mendon se dhe personi tjetër ka një familje që të mallkon cdo ditë me gjithë zemër për dhimbjen që po i shkakton? Më vjen keq që disa nuk kanë arritur të kalojnë gardhin e injorancës.

E kalova të gjithën në heshtje, por nuk mbajti më ujë pilafi. Betohem që kjo është hera e parë dhe e fundit që merrem me të njëjtën çështje hipokrizie. Nuk ju fal më vëmendje sepse e di që këtë kërkoni, për këtë vuani, për këtë luteni para se të flini. Zoti qoftë me ju!” shkruan Armela.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 + 9 =