Shpërthen Lubonja/ Rilindasit, raca më bastarde e politikanëve. Si do shpëtojmë pa sjellë Berishën në pushtet - Arbëria News

Shpërthen Lubonja/ Rilindasit, raca më bastarde e politikanëve. Si do shpëtojmë pa sjellë Berishën në pushtet

maxresdefault

Fatos Lubonja ka shpërthyer ndaj mazhorancës së majtë.

Në një shkrim të botuar sot tek Panorama, cure ai i quan bastardë “rilindasit”.

“Shikoni historinë e rrahjes së protestuesve te Parku i Liqenit.

Shkurt, price me dhunë, pa dhunë, ka shumë njerëz që të thonë se rilindasit, veçanërisht pasi morën edhe Bashkinë e Tiranës me Veliajn, po shfaqen si raca më bastarde e politikanëve që ka nxjerrë Shqipëria këta 25 vjet.

Vështroni rastin e fundit të Eskobarit të Ballkanit se si e shpëtuan nga duart e policisë europiane pa pikë turpi dhe nuk thonë asnjë fjalë.

Shikoni se si tallen pasi u është zbuluar se kanë sjellë në mënyrë të paligjshme në zyrat e shtetit një aparat përgjimi të qytetarëve.

Shikoni se si, pasi Gjykata Kushtetuese ka dhënë provën finale se deputeti i tyre, Kokëdhima, ka marrë një numër të pafundëm tenderësh në kundërshtim me ligjin, akuzojnë drejtësinë, në vend që të kërkojnë procedimin penal.

Shikoni se si nuk u zverdhet dhe as u skuqet fytyra kur kryebashkiaku i zgjedhur prej tyre në Kavajë, deklaron se nuk e mban mend pse është dënuar në Gjermani.

Shkurt, rilindasit po i kalojnë limitet e vënies në provë të durimit tonë.

Gjithmonë e më shumë ata po na sjellin ndërmend fjalën e urtë, por ndjellakeqe: Kur mbaron fjala, gjykon palla”, shkruan Lubonja.

Ai thotë se e vetmja rrugë kundër kësaj mazhorance është bashkimi i të gjithë forcave që refuzojnë këto banda:

“Por, ama, problemi për t’u zgjidhur po bëhet gjithnjë e më akut: si të shpëtojmë nga këta lloj kafshësh që po na çmerisin përditë e më shumë, pa risjellë në pushtet Sali Berishën dhe pa fuqizuar edhe më Ilir Metën, që paradoksalisht janë mbështetja më e fortë e pushtetit të tyre?

Duket një ekuacion i pamundur për t’u zgjidhur në një kohë të shkurtër, ndërkohë që koha nuk pret, sepse një mandat më shumë me këta do të na çojë në situata krejtësisht të paparashikueshme.

Por duhet zgjidhur sa nuk është vonë. Dhe, për mua, e vetmja rrugë është bashkimi i të gjitha forcave që i refuzojnë këto banda deri në atë pikë sa të formojnë një masë kritike e cila, edhe nëse nuk arrin të marrë pushtetin, të bëhet sa më parë aq e fuqishme sa të imponojë ndryshime rrënjësore edhe brenda vetë këtyre bandave.

Përndryshe, pas dhjetë vjetësh, historinë e Romit do ta tregoj për të përshkruar evolucionin e rilindasve nga një racë që të sheh në sy e të përqesh pasi të vjedh, në një racë që të nxjerr sytë dhe pastaj të vjedh“, e mbyll ai.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 + ten =