Shpërthim në “Bora Bora”, plagosen 31 persona - Arbëria News

Shpërthim në “Bora Bora”, plagosen 31 persona

31 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shpërthimi në një klub nate në rajonin Antioquia të Bajo Cauca të Kolumbisë.

Nga raportimi i medieve vendase mësohet se dy sulmues hodhën një mjet shpërthyes në klubin e natës “Bora Bora” në orët e hershme të mëngjesit të ditës së premte.

Nga shpërthimi i ndodhur mësohet se disa persona kanë pësuar lëndime serioze.

Dy sulmuesit e dyshuar, një burrë dhe një grua, janë arrestuar sipas kryebashkiakut Oscar Anibal Suarez. Kolonel Carlos Sierra Nino, komandant i forcave të policisë Antioquia, tha se dy njerëz iu afruan klubit të natës në një motoçikletë para se një eksploziv të hidhej në ndërtesë.

Ende nuk është bërë i qartë motivi i sulmit, por Suarez sugjeroi se mund të jetë vendosur nga ndonjë bandë kriminale. /Lajmifundit.al/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 + 1 =