Shpëtim Gjika heq mustaqet ! - Arbëria News

Shpëtim Gjika heq mustaqet !

199922 199923

Ish­-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika ashtu si presidenti Bujar Nishani heq mustaqet legjendare qe e karakterizonin fort si figurë. Në fotot e hedhura në profilin e tij në Facebook, ish-­kryebashkiaku i Vlorës sjell një pamje më rinore, kurse deklaratat më stigmatizuese.

Gjika gjatë ndalesës që ka bërë në Pogradec, pasi kishte marrë rrugën për në Korcë, për Festën e Birrës, shkruan se kishte frikë mos ngecte në qytetin liqenor ku nuk ishte konstituuar ende këshilli bashkiak i këtij qyteti. Ndër të tjera Gjika thotë se, kjo gjë nuk ndodhi ndaj do kthehet me bisht në shalë në Vlorë.

“Unë e kisha me shaka kur thash që, meqenëse jam në Pogradec dhe akoma nuk kishte filluar punë kryetari, thash mos ngecja këtu! Do ti që e morën seriozisht këta, dhe sot e konstituuan dhe këshillin dhe kryetarin e ri! Nuk më ngelet gjë tjetër, veç tu uroj punë të mbarë dhe suksese! Dhe, sigurisht, me ‘bisht në shalë’, të kthehem në Vlorë”.

Gjithashtu në postimin e tij Gjika i uron fitore dhe Skëndërbeut ditën e mërkurë për champions leage: ‘Fitore, Fitore’, “Meqenëse na kishin ardhur për festë korçarët, ua kthyem dhe ne viziten për festën e Birrës !, shkruan në Facebook ish-kryebashkiaku i Vlorës.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 + fourteen =