Shpifja, presidenti Nishani: Shqetësuese, u befasova - Arbëria News

Shpifja, presidenti Nishani: Shqetësuese, u befasova

bbbbbbbbbbbbbbbb

Presidenti i Republikës, erectile Bujar Nishani,  e ka cilësuar si “befasues” rikthimin e pr/ligjit që kërkon burgim për personat që shpifin, por që prek edhe median. Nishani thotë se  burgosja e një gazetari është burgosje e vetë lirisë

Ai ka reaguar në faqen e tij zyrtare në FB, Nishani e sheh shqetësues këtë kthesë.

Postimi i plote:

“Befasues për mua si qytetar i këtij vendi, por edhe si President i Republikës u shfaq projektligji i qeverisë që kërkon rikthimin e burgimit për gazetarët me pretendimin e luftës ndaj shpifjes. Personalisht një akt të tillë e shoh me preokupim dhe shqetësim. E gjykoj kufizim të lirisë së shprehjes dhe cënim të standarteve demokratike të arritura deri më tash me kontributin e të gjitha paleve politike në vend.

Sigurisht, shpifja është një gjest i ulët kudo dhe kurdo e sidomos kur përdoret mirëfilli për qëllime politike ajo shfaq gjithë shëmtinë e saj. Jo pak herë si politikan, si ministër, si President i Republikës kam qënë dhe vazhdoj të jem objekt i tyre, por kam besuar dhe vazhdoj të besoj se burgosja e një gazetari është burgosje jo vetëm e fjalës, por e vetë lirisë, është goditje e sistemit demokratik, papajtueshmëri me të.

Me fjalen mund të abuzohet dhe çdo abuzim është i kritikueshëm, por me ndrydhjen e saj mund të abuzohet shumë më tepër.

Ndërmjet frikës për t’u shprehur dhe lirisë së shprehjes unë do të bëj çdo ditë të punës sime betejën për këtë të fundit.

Jam i bindur se shqiptarët të cilët 25 vjet më parë, në dhjetor, me protestat e studentëve vranë frikën për të fituar lirinë e fjalës nuk do t’ja dorëzojnë askujt liritë e fituara.

Nuk do ta burgosin fjalën në emër të frikës, por frikën për fjalën”, përfundon Nishani.

 

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 4 =