Shqipëria renditet e fundit në Europë për teknologjinë e informacionit - Arbëria News

Shqipëria renditet e fundit në Europë për teknologjinë e informacionit

 

Sipas raportit të matjes së shoqërisë së informacionit, që unioni ndërkombëtar i telekomunikacionit publikon çdo vit, Shqipëria u rendit e  89-ta në botë, ndër 176 shtete të ndryshme. Edhe në raportin e një viti më parë, vendi ynë mbante të njëjtat pozita në renditjen globale, raporton Scan.

Ky raport njihet gjerësisht si më i rëndësishmi në llojin e tij, edhe nga qeveri të ndryshme të globit, pasi përfshin një bazë mjaft të gjerë të dhënash të analizuara, por edhe për faktin se publikohet nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit. Pavarësisht se mbetet po në vendin e 89-të , aq sa një vit më parë, Shqipëria ka bërë një progres të lehtë në krahasim me veten, pasi ka shtuar pikët, nga 4.9 në 5.14.

Indeksi i përgjithshëm quhet IDI, ose indeksi i zhvillimit, dhe përllogaritet mbi bazën e 11 nën-indikatorëve të tjerë. Në rajon, Shqipëria është e fundit dhe rezulton e fundit edhe në Europë. Madje, diçka e tillë, nënvizohet disa herë mes rreshtave të raportit, ku thuhet se, vetëm një shtet europian, Shqipëria, thyen rregullin; atë që të gjitha vendet europiane të jenë në gjysmën e parë të raportit.

Sa i përket nën—indikatorëve ndërkohë, Shqipëria regjistron performancën më të keqe në atë të aksesit, e renditur e 106-ta në botë. Këtu ka detaje edhe më të hollësishme, si fakti që vetëm 27.7% e familjarëve kanë kompjuter në shtëpi,  apo që vetëm 37% e tyre kanë internet në shtëpi, dhe se vetëm 66.4% e shqiptarëve e përdorin internetin.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × 5 =