Shqipëria si në luftë - Arbëria News

Shqipëria si në luftë

Nga Ismail Xhaferi

Nje dyfek pas bregut ra,
Valle kush ka dale per gjah?!
Kush po shkon avash-avash,
Me kobure e kallash?!

Brenda “Bllokut” ne Tirane,
Bejne cunat kasapanane,
Tre a kater djem azgane,
Na u vrane per nje putane.

Dolen ca nga ane e anes,
Ti mbrojne nderin putanes,
Si njesitet guerile,
Lufte me arme e lufte me gjyle.

U bene te cmendurit tok,
Jave per jave lufte ne  “Bllok”
Gezon prindi,miku,shoku,
Nese del i gjalle nga “Blloku”

Nje dyfek shkrepet ne dore,
Tete veta  te vrare ne Vlore,
Se dyfeku nuk eshte loder,
Korr  ne Vlore e grin ne Shkoder…

Nje dyfek  pas bregut ra,
Nje cift ,ne shtepi u vra,
Ne shtepi ne ane te rruges,
Thone i vrau dashnori cupes.

Shkojne ca  trima me dyfek,
Te vjedhin  diten ne dreke,
Shkojne te vjedhin nje banke,
M’u ne qender ne Tirane.

Gjersa vjedhin deputetet,
Pse mos vjedhim ne te shkretet?!
Vidh ministri,vidh gjyqtari,
Vjedh e s’ngopet as zyrtari…

Vjedhje bankes s”eshte e lehte,
Duhet te jesh trim me flete,
Te jesh dhe sua rrufjani,
Sic eshte Ardian Fullani.

Bam dyfeku ne shtepi,
Burri vret gruan e tij,
Nuk kupton asgje mavria,
Ende si ka dale rakia.

Shkrep dyfeku sa tund malin,
Se qellon babai mbi djalin,
Se qellon vellai vellane,
Per nje gardh qe kishin prane.

Nje dyfek pas bregut ra,
Obobo c’qe kjo hata!
Nje te ri me plumb kane vrare,.
Se preu nje plep ne are.

Nje dyfek pas bregut ra,
Ketu plot cudira ka,
Gurgullon uji ne krua,
Ka dale njeri kerkon grua.

Ka dale njeri shteg me shteg,
Kerkon grua me dyfek,
(Edhe qesha edhe qava)
Dua vajzen,se  ju vrava!

Bam dyfeku atje tutje,
Dy te vrare  se si dhane nuse,
Mendje kokes ben hata,
Se denim me vdekje s’ka.

Nje dyfek pas bregut ra,
Marrezia fund nuk ka,
Kendon njeri ne aheng,
Edhe shkojne e marrin peng.

Pumbi ra mbi peng mavrine,
E ngaterruan me borxhlline,
Pa faj ishte, pa faj eshte,
Por vajti si qen ne veshte.

Bie nata dalengadale,
Behet lufte ne nje lokal,
Ca te rinj ne  toke shtrire,
U vrane per nje shishe birre.

Nje dyfek pas bregut ra,
Mendje kokes ben hata,
Mbeti nje njeri i vrare,
“Pse me pe ne sy qepare”?!

Nje dyfek pas bregut ra,
Me plumba s’behet shaka,
Ra dyfeku prapa malit
Vjehrri vret nusen e djalit.

E vrau nusen pa gdhire
Se nuk kish gatuar mire.
Nje burre tjeter mu ne are,
Godet baben me sqepar.

Nje dyfek pas bregut ra,
Vriten njerez,s’vritet gjah,
Shqiperia e bukura,,
Qe po sose ca nga ca…

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × five =