Shqipëria, vendi më i ekspozuar në Europë për nga katastrofat natyrore për vitin 2014 - Arbëria News

Shqipëria, vendi më i ekspozuar në Europë për nga katastrofat natyrore për vitin 2014

Vendi më i ekspozuar në Europë për nga katastrofat natyrore për vitin 2014 rezulton të jetë Shqipëria.

Një raport i Riskut Botëror e ka renditur Shqipërinë në vendin e parë në Europë dhe në vendin e 37-të mes 171 vendeve  të botës, order për fatkeqësitë natyrore, visit apo për pasojat ekonomike që shkaktohen nga to.

“Raporti i riskut botëror të vitit 2014, i botuar rishtazi nga universitetet e Kombeve të Bashkuara, institutet për mjedisin dhe sigurinë njerëzore, i cili ka përllogaritur indeksin e riskut në fatkeqësitë natyrore për vitin 2014 në 171 vende të botës, bazuar në ekspozimin ndaj fatkeqësive dhe cënueshmërinë pre tyre, si dhe mundësive për të reaguar ndaj fatkeqësive, e ka renditur Shqipërinë në vendin e parë më të rrezikuar në Europë dhe të 37-in në botë”, ka deklaruar Shemsi Premçi, gjatë konferencës “Menaxhimi i emergjencave civile në Shqipëri”, në të cilën kanë qenë të pranishëm ekspertë, akademikë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Drejtori i Emergjencave Civile, një pjesë të kësaj situate ia faturon politikës që sipas tij duhet të jetë më koherente në miratimin e ligjeve jo vetëm për të menaxhuar fateqësitë natyrore, si përmbytjet apo tërmetet, por edhe për t’i minimizuar ato.

“Është tepër e vështirë të ndërgjegjësohet politika shqiptare për të reaguar ndaj kërcënimeve që natyra i shkakton njeriut dhe shoqërisë shqiptare. Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për përshpejtimet dhe miratimet e ligjeve të ndryshme në kohë rekord kur e kërkon situata politike. Por asnjëherë nuk përshpejtohen dhe nuk përqëndrohen politika shqiptare për të miratuar ligje që kanë të bëjnë me mbrojtjen e jetës së njeriut”, shprehet Premçi.

Situata e fundit e përmbytjeve në jug të vendit, ka bërë që institucionet të mobilizohen në mbajtjen e konferencave ndërgjegjësuese për rolin e menaxhimit të emergjencave civile në Shqipëri, si dhe për gatishmërinë në kushte fatkeqësisht natyrore.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve − 8 =