Shqiptarët shpenzojnë për shëndetin 272 USD në vit, 10 herë më pak se Europa Lindore

Shpenzimet shëndetësore për frymë në Shqipëri arritën në 272 dollarë për frymë, sipas Indikatorëve të Zhvillimit Njerëzor, publikuar nga Banka Botërore, që i takojnë vitit 2014. Kjo shifër është 10 herë më e ulët se në rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore (ECA) ku mesatarja e shpenzimeve shëndetësore për frymë është 2577 dollarë në vit.

Banka raporton se shpenzimet për shëndetin në Shqipëri janë sa 5.9% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga të cilat 49.9% u financua nga sektori publik, 49.9% nga sektori privat dhe 0.6% e shumës u financua nga burime të jashtme.



Në Shqipëri, shpenzimet për shëndetin janë sa gjysma e këtij zëri në vendet e Europës dhe Azisë Qendrore, ku shpenzimet për shëndetin arrijnë në 9.5% e PBB.

Gjithashtu vendi ynë ka numër të ulët shtretërish për 1 mijë banorë në vetëm 2.4 të tilla, teksa rajoni i Europës dhe Azisë Qendrore ka 7.5 shtretër për mijë banorë.

Vendi ynë ka numrin e mjekëve për banorë shumë më të ulët se mesatarja e rajonit. Sipas Raportimit të Bankës Botërore, Shqipëria ka 1.1 mjekë për 1000 banorë teksa mesatarja e Europës dhe Azisë Qendrore është 3.4 mjekë për 1000 banorë.

Edhe financimet publike janë shumë më të ulëta se rajoni marrë në studim. Nga 66% që është financimi në rajonin ECA, në Shqipëri është 49.9%.

Popullsia e Shqipërisë, e përfshirë tashmë në procesin e plakjes dhe rënies së lindshmërisë, po përjeton edhe një barrë sëmundjesh në rritje. Diagnozat kardiovaskulare, tumorale dhe ato kronike e kanë renditur Shqipërinë vendin me barrën më të lartë të sëmundshmërisë në rajon për 2015, sipas të dhënave globale “health data”.

Prevalenca për të sëmurët me tumor është rritur nga viti 2002 në vitin 2014 me mbi 70%, teksa gjithnjë e më shumë po preken moshat e reja.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 + 13 =