Shqiptari çudit me emrat e fëmijëve, përfundon në mediat ndërkombëtare - Arbëria News

Shqiptari çudit me emrat e fëmijëve, përfundon në mediat ndërkombëtare

Një shqiptar nga Kosova i quajtur Astrit Dervishaj ka vendosur që djalin e tij të porsalindur ta quaj Arsenal dhe kjo për një arsye shume të fortë. Prej 20 vitesh Dervishaj është tifoz i zjarrtë i skuadrës angleze të futbollit Arsenal dhe nga “dashuria” e madhe për “The Gunners” i ka vënë fëmijës së tij  emrin Arsenal.
Vendimi i këtij kosovari për ta quajtur djalin e tij ashtu si skuadra e tij e zemrës ka përfunduar në mediat ndërkombëtare të cilat kanë zbuluar se vajza e tij tre-vjeçare gjithashtu  quhet Arsena, versioni femëror i “Arsenal” në shqip.Albulena, gruaja e Astrit Dervishaj tregoi se nuk kishte pasur debat midis tyre për vendosjen e këtyre emrave unikë për fëmijët e tyre.
Çifti tregoi se nuk kishin në plane të bënin një tjetër fëmijë, por Astriti është shprehur se edhe nëse do të kishin një tjetër fëmijë do t’i vendosnin me siguri një emër që lidhet me skuadrën e Arsenalit.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 + 5 =