Shtohen rastet e dhunës në familje

Dhuna në familje vazhdon të mbetet problem. Policia në Rrogozhinë ka arrestuar një 19-vjeçar. Agim D. ka dhunuar babain, nënën dhe motrën e tij.

Burime nga policia lokale thotë se i riu është përdorues lëndësh narkotike. Gjatë kontrollit në banesë policia ka gjetur një armë zjarri, pushkë model 56.

Ndërkohë një rast dhune në familje ka ndodhur dhe në Përmet, qytet i cili sipas raporteve të policisë është më nivel kriminaliteti të ulët. Efektvët e policisë në “qytetin e luleve” kanë arrestuar 31-vjeçarin Pandeli Nika.

Ai ka dhunuar kunatën e tij, 38-vjeçaren Dh. Nika. Pasi e ka dhunuar Pandeli Nika e ka kërcënuar me thikë se do ta vriste. Madje nuk është mjaftuar me kaq. Kunatën e ka përplasur dhe me automjetin e tij tip “Benz”, me targa AA577MG.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 + 4 =