Shtyhet afati i aplikimeve për konkursin ndërkombëtar "Albanian ICT Awards" - Arbëria News

Shtyhet afati i aplikimeve për konkursin ndërkombëtar “Albanian ICT Awards”

Është shtyrë afati i aplikimeve në konkursin ndërkombëtar “Albanian ICT Awards”, cure tashmë në edicionin e tij të tretë.

Afati përfundimtar i aplikimeve ka qenë data 31 Mars të cilës i kanë paraprirë takimet e shumta të ekipit të “Albanian ICT Awards” me të apasionuar të teknologjisë, and njëkohësisht edhe aplikantë potencial. Ishin organizatorët e këtij konkursi të cilët vendosën të shtyjnë afatin deri në datën 10 Prill 2015 duke krijuar edhe më shumë mundësi dhe hapësirë për ata të cilët nuk e patën të mundur të bëheshin pjesë e “Albanian ICT Awards” deri më 31 Mars.

Në kuadrin e kontributit në sektorin e TIK-ut, look ICTSmedia është duke përpiluar disa memorandume bashkëpunimi me institucione të ndryshme publike si Ministria e Inovacionit, Agjencia kombëtare e Shoqërisë së informacionit dhe disa institucione kyçe me rëndësi në Kosovë e Shqipëri. Në frymën e këtij kontributi, mbrëmja Gala e ICT Awards do të zhvendoset në Javën e Inovacionit (11-17 Maj 2015) duke i sjellur akoma më shumë dinamizëm, ngjyra dhe profesionalizëm. Një mbrëmje ku do të mblidhen bashkë profesionistët e vërtetë, grupmoshat nga 14 e deri në 70 vjeç, trojet shqiptare, të cilët i bashkon një emërues i përbashkët pasioni për Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit.

Këtij konkursi nuk i ka munguar, por përkundrazi ka gëzuar gjithë mbështetjen jo vetëm të institucioneve shtetërore dhe Universiteteve por edhe kompanive private siç janë Raiffeisen Bank, Top Media, Fondacioni Dritan Hoxha, Albvision, Microsoft, Easypay, Abissnet etj.

Ekipi i “Albanian ICT Awards” gjithashtu gjeti një mikpritje të ngrohtë ngado që udhëtoi, kudo që shkoi, duke qëndruar jo pak herë përballë profesionistëve, të cilët janë edhe motori i vërtetë i teknologjisë në Shqipëri, Kosovë dhe më gjërë.

“Albanian ICT Awards” ka tre vite që i është dedikuar promovimit të vlerave të “Shqiptarëve të Teknologjisë”, një kauzë së cilës ICTSmedia ka vite që i është përkushtuar.

“Albanian ICT Awards” po shkon më tutje, dhe të gjithë shqiptarët e trevave do të kenë mundësi të aplikojnë deri më datë 10 Prill në uebfaqen e ictawards.org në shtatë kategoritë e përzgjedhura, dy prej të cilave janë risi e këtij viti si: ICT Shërbimi Publik më i mirë i vitit dhe ICT Femra Inovatore e vitit.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 1 =