Shuhet aktori i mirënjohur shqiptar, Bujar Lako

Ndahet nga jeta në moshën 68 vjeçare, aktori i njohur i kinematografisë dhe teatrit  shqiptar,  Bujar Lako. Lako ka ndërruar jetën mëngjësin e sotëm (26 dhjetor 2016) si pasojë e ataku kardiak. Dhjetra role në kinema dhe teatër Bujar Lako lindi në Tiranë më vitin 1948.Karrierën si aktor e fillon në Teatrin Kombëtar pas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, më 1973. Shumë shpejt bëhet i njohur nëpërmjet filmave “Në fillim të verës” i G. Erebarës dhe “Perballimi” i V. Gjikës. Pas kësaj ai realizon një sërë figurash në rreth tridhjetë filma midis të cilëve: “Gjeneral gramafoni” V. Gjika, “Udha e shkronjave” V. Prifti, “Ballë per ballë” K. Çashku, P. Milkani, “Kthimi i ushtrisë se vdekur” dhe “Gurët e shtëpisë sime” Dh. Anagnosti, “Amiko” Cizia Zyke, produksion francez. Në teatër ka interpretuar rreth shtatëdhjetë role, midis të cilëve veçomë: “Vizita e inspektorit” Xh. Pristli, (Dh. Pecani), `Monserati” E. Robles (P. Mani), “Vdekja e një komisioneri” A. Miler (F. Haxhiraj), “Vdekja e Dantonit” Byhner (V. Milçin), “Ditë vere” Mrozhek, (B. Lako), “Ariu” Çehov (S. Duni) etj. Në vitin 1992 interepreton në Teatrin e Kombësive ne Shkup në produksionin “Varrtarët” . Në vitin 1975 nderohet me çmimin e veçantë per filmin “Përballimi”. Në vitin 1979 çmimin e veçantë per filmin “Ballë per ballë”. Në festivalin e filmit të vitit 1979 vlerësohet si aktori me i mirë i festivalit dhe nderohet me kupën e festivalit per rolin e Halit Beratit në filmin “Gjeneral gramafoni”. Në vitin 1979 është lauruar me çmimin e Republikës së shkallës se pare, per filmat “Gjeneral grarnafoni” dhe “Ballë per ballë”. Në vitin 1982 është nderuar me urdhrin “Naim Frashëri” klasi i pare, per interpretim në teatër. Në festivalin e filmit të vitit 1991 është shpallur aktori me i mirë per interpretimin e rolit të gjeneralit në filmin “Kthimi i ushtrisë se vdekur”. Në vitin 1985 fiton titullin “Artist i Merituar” Ne vitin 2005 Ka marë “Palmën e artë” si aktori më i mirë i Festivalit në edicionin e 29 “Cairo International Film Festival” me filmin “Megic Eye” të regjisorit Kujtim Çashku. Ky është cmimi më i madh i marë nga një aktor Shqipëtar në një festival të kategorise A. Në vitin 2013 iu dha titulli “Nder i Kombit” nga Presidenti i Republikës.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

7 + ten =