Shuhet familja me 5 pjestarë në Suharekë, viktimat kishin humbur dhe 3 familjarë në të njëjtën rrugë - Arbëria News

Shuhet familja me 5 pjestarë në Suharekë, viktimat kishin humbur dhe 3 familjarë në të njëjtën rrugë

Aksidenti i ndodhur në magjistralen Prishtinë- Prizren ka tronditur mbarë opinionin publik.
Pesë persona kanë humbur jetën, një çift bashkëshortësh, 2 fëmijët e tyre dhe nëna e burrit i cili ishte duke drejtuar mjetin.

Telegrafi ka raportuar se të njëjtës familjeje, e njejta ngjarje e rëndë iu kishte ndodhur edhe para 29 viteve.

Telegrafi mëson se babai i viktimës J.S, sëbashku më dy vëllezërit e tij kishin vdekur në një aksident komunikacioni në rrugën e Duhles.

Nesër, Suhareka do të mbajë ditë zie në përkujtim të pesë viktimave-anëtarë të së njëjtës familje që vdiqën sot si pasojë e një aksidenti në trafik në magjistralen Duhël-Suharekë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × five =