Më shumë se dhjetë femra kanë akuzuar deputetët evropian për "ngacmim seksual" - Arbëria News

Më shumë se dhjetë femra kanë akuzuar deputetët evropian për “ngacmim seksual”

Edhe në Parlamentin Evropian nuk kanë të ndalur ngacmimet seksuale nga deputetët. Kjo është bërë e ditur, pasi më shumë se dhjetë femra që punojnë në Parlamentin Evropian kanë akuzuar deputetët për sjellje të pahijshme. , duke pretenduar se PE është bërë “vatër e ngacmimeve seksuale”, shkruan “Sunday

Sipas gazetës Sunday Times” pretendohet se PE është bërë “vatër e ngacmimeve seksuale”.

Këto femra të paemëruara kanë akuzuar politikanët për “prekje, shikime, ngacmim”, dhe ankohen se po i trajtojnë si “mish”.

Asistentja e paemëruar në PE, pretendon se një zyrtar i lartë i këtij Parlamenti ka masturbuar në prezencë të një asistenteje të re.

Një femër tjetër e punësuar në PE e përshkruan se si një anëtar gjerman i Parlamentit Evropian e kishte “ndjekur” disa herë.

Ajo pretendon që Parlamenti Evropian “është bërë vatër e ngacmimeve seksuale”, pasi që anëtarët e Parlamentit “askujt nuk i japin llogari”.

Sikur kjo të mos mjaftonte, një nëpunëse tjetër e PE, e ka përshkruar se si “ndihet e poshtëruar kur anëtarët e PE e trajtojnë si mish”.

“Sunday Times” nuk ka zbuluar emrat e këtyre femrave të cilat pretendojnë se janë ngacmuar seksualisht në PE, për faktin se asnjëra prej tyre nuk i ka raportuar rastet në polici nga frika se karriera e tyre mund të marrë fund.

Megjithatë, ato thonë se skandali i producentit të Hollyëood-it, Harvey Ëeinstein, që këto ditë është bërë kryelajm i medieve botërore.

 

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen + sixteen =