Si pëfundoi në duart e "Eskobarit shqiptar" ish-kampi i punëtorëve, sot resorti më i përfolur - Arbëria News

Si pëfundoi në duart e “Eskobarit shqiptar” ish-kampi i punëtorëve, sot resorti më i përfolur

Lulzim Basha foli ditë më parë për ekonominë kriminale, por vizioni i tij arrin deri tek kriminalizimi i ekonomisë përmes buxhetit të shtetit!!!

Shumëkush nga ekspertet e ekonomisë apo ekspertët e ekonomisë kriminale nuk e shpjegojnë dot këtë vizion të kryetarit të opozitës dhe ish ministër i Brendshëm kohë më parë.

Ekonomia kriminale apo kriminalizimi i ekonomise eshte nje ceshtje shume konkrete.

Policia e Shtetit ka vendosur gjendjen e sekuestros konservative mbi pronat e dyshuara si të krijuara nga aktivitetet kriminale të një grupi të dyshuar si i tillë-kriminal, në jug të vendit, në rajonin Delvinë-Sarandë, grupi “Balili”.

Santa Quaranta-një hotel në bregun e bukur të Sarandës është pasuria me me vlerë e këtij grupi.

Policia e vendosi atë në gjendjen e sekuestros dhe në bazë të ligjit “Antimafia”, tani duhet të jenë pronarët e tij  ata që duhet të provojnë burimin dhe mënyrën e krijimit të kesaj pasurie. Me dokumente natyrisht.

Po a do të mbetet policia deri këtu?

Santa Quaranta e familjes Balili është ish kampi i punëtorëve në Sarandë.
Të gjithë, ditën që ai hotel luksoz u inagurua në Sarandë, pyetën “si perfundoi një pasuri publike tek familja Balili nga Delvina”?

Ky është rasti tipik por jo i vetëm kur pasuri publike u jepen familjeve të dyshuara si të përfshira në aktivitete kriminale.

I gjithë ish kampi i punëtorëve të Sarandës ka qenë pronë e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë.
Korrupsioni i madh në këto Sindikata, bëri që të krijohet shoqeria DEA për administrimin e kësaj pasurie.
Në këtë shoqëri 40% e pjesës u mbajt BSPSH dhe 60% i kaloi një kompanie italiane.
Ne vitin 1996, kulmi i ekonomisë kriminale të kompanive piramidale, italianët e leshuan 60%-shin e tyre tek kompania Kamberi.
Ekonomia kriminale piramidale ra dhe, në vitin 2000, Bashkim Balili-vëllai në familjen Balili, bleu në një ankand publik për 84 milion leke 60% e Kamberit në shoqërinë DEA.

Prej atij viti, problemi i Balilit ka qenë 40% i BSPSH në shoqërinë që kishte rregjistruar si pronë ish kampin e punëtorëve në Sarandë.

Në vitin 2010, politikani më i pastër në vend, Lulzim Basha asokohe minister i Brendshëm, ka urdhëruar në ditët e para të shkurtit inventarizimin e pronave të sindikatave.

Qëllimi ishte një vendim i Këshillit të Ministrave për to.

Vendimi u morr në qershor te vitit 2010 dhe kampi i punëtorëve në Sarandë nuk figuron më në listën e pronave të Sindikatave.

Praktikisht pronësia e BSPSH në 40% të kampit u shua.

Vendimi i dha mundësi Balilit të zotëronte të gjithë pronësinë e ish kampit të punëtorëve.

Po si?
Ju shit? E blenë? Kujt ja blenë?
Apo ju fal? Kush ua fali?

Janë të gjitha pyetjet që detyrojnë një linjë të re hetimi.
E para dhe më e rëndësishmja është ajo përmes të cilës, Balilët tani duhet të provojnë burimin e kësaj pasurie dhe të çdo fature të paguar për ta zhvilluar atë deri në këtë nivel luksi.

E dyta edhe më e rëndesishme është kjo përmes së cilës duhet të hetohet se si Balilët morrën nga Qeveria e Sali Berishës në mesvitin 2010 ish kampin e punëtorëve.

Nëse duam të shkulim të keqen me rrënjë hetimet duhet të jenë gjithpërfshirëse./Skandal

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 − 3 =